Home KRYESORE Bravo Serbia, 79 zyrtarë të lartë dhe ish ministra janë arrestuar!

Bravo Serbia, 79 zyrtarë të lartë dhe ish ministra janë arrestuar!

Beograd, 26. decembra 2015 - Ministar unutrasnjih poslova Nebojsa Stefanovic govori na konferenciji za novinare u Palati Srbija. FOTO TANJUG / ZORAN ZESTIC / bb

Mediat Serbe bejne me dije se 79 zyrtarë të lartë dhe ish ministra të Serbisë janë arrestuar pasi ata kanë shkaktuar një dëm prej 100 milion eurosh buxhetit të shtetit, duke u akuzuar në tërësi për 30 vepra penale. Ata janë akuzuar për veprat penale të korrupsionit në fushën e bujqësisë dhe lëshimin e ndërtimit të tokës në qeveritë lokale. Ministri i Punëve të Brendshme Stefanoviç ka thënë në një konferencë për shtyp se hetimet janë kryer nga viti 2004 deri sot dhe se aksioni do të vazhdojë ndërkohë që askush nuk do të kursehet.  Me akuzën e korrupsionit është arrestuar ish-ministri i Bujqësisë, Pylltarisë dhe Ekonomisë së Ujërave, dhe ndihmësit e tij, si dhe pesë persona janë shpallur në kërkim, ka thënë Stefanoviq. Mediat serbe thone se ish-ministri Slobodan Milosavljeviç është në mesin e të arrestuarve, ndërkohë që ato kanë raportuar më parë se 80 persona janë arrestuar për korrupsion në 20 raste të ndryshme. Sipas Ministrit të Brendshëm Stefanoviq mes të arrestuarve janë edhe shtatë ish zyrtarë, por sipas tij publiku mund të presë që policia të vazhdojë të punojë intensivisht për të hedhur dritë mbi rastet ka thënë Stefanoviq.

Share: