Home KRYESORE Daçiç: Walker është duke punuar për krijimin e “Shqipërisë së Madhe”!

Daçiç: Walker është duke punuar për krijimin e “Shqipërisë së Madhe”!

Ministri i Jashtëm i Serbisë, Ivica Daçiç, ka paralajmëruar sot se një nga temat për të cilat Serbia do të flasë në seancën e Këshillit të Sigurimit të Kombeve të Bashkuara (KS-OKB), do të jetë deklarata e ish-kreut të Misionit Verifikues të OSBE-së, William Walker për “bashkimin e të gjithë shqiptarëve”, raporton Anadolu Agency (AA).

“Ne do të shqyrtojmë të gjitha mundësitë se si do të mund të veprojmë më së miri ligjërisht, nëse mund të padisim ndonjërin, nëse mund të protestojmë politikisht, parasëgjithash në OSBE. Këtë ia kamë thënë dje ambasadorit amerikan”, ka thënë Daçiç, duke shtuar se Qeverisë së Serbisë do t’i propozojë shqyrtimin e masave kundër Walker, si ndalimi i hyrjes në territorin e Serbisë. Walker në shënimin e 17-vjetorit të themelimit të Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, ka thënë se që nga viti 1999, shpesh vjen në Kosovë me një qëllimin që Kosova të vazhdojë me hapat të cilat të gjithë janë duke i pritur që nga viti 1999 dhe se sipas tij ka “një projekt për bashkimin e shqiptarëve, në Kosovë, Shqipëri dhe në diasporë”- tha ministri serb.

Daçiç ka thënë se bombardimi i Jugosllavisë dhe ngjarjet që ndodhën në vitin 1999 në Kosovë nuk janë rastësi dhe se ato ishin parapërgatitje për krijimin e “shtetit të pavarur të Kosovës”.

“Walker asokohe, pa asnjë hetim dhe mendim të ekspertëve, bëri një deklaratë se ushtria dhe policia serbe ka vrarë civilët në fshatin Reçak. Kjo ishte bazë për vendimin për bombardimin e Serbisë”- ka thënë Daçiç, duke shtuar se Walker sot është duke punuar për krijimin e “Shqipërisë së Madhe”.

Serbinë, në seancën KS të OKB-së të martën më 16 maj, e cila do të mbahet me rastin e dorëzimit të raportit tremujor të Misionit të OKB-së në Kosovë (UNMIK) rreth situatës në Kosovë, do të përfaqësojë ministrja e Drejtësisë Nela Kuburoviç./dita.al

Share: