Home KRYESORE Dallimi i madh i inaugurimit të Obamas me atë të Trumpit sot

Dallimi i madh i inaugurimit të Obamas me atë të Trumpit sot

Presidenti i Shteteve të Bashkuara i Amerikës, Donald Trump, priste që në inaugurimin e tij të kishte numër rekord të pjesëmarrësëve.

Megjithatë, shifrat tregojnë se në inaugurimin e ish-Presidentit Barack Obama, në vitin 2009, kishte dyfish më shumë njerëz që kishin ardhur për ta ndjekur nga afër inaugurimin e Obamas në Uashington.

Agjencitë lokale dhe federale kanë vlerësuar se sot në inaugurimin e Presidentit Trump , do të merrnin pjesë 700 mijë deri në 900 mijë njerëz, transmeton Express. Kjo është gjysma e numrit të njerëzve që ishin të pranishëm në inaugurimin presidencial të vitit 2009.

Ky numër është gjithashtu më i vogël se inaugurimit të Obamas, kur ai mori mandatin e dytë si president i SHBA’së, në vitin 2013. /Express/

Media

Share: