Home KRYESORE Deputeti LSI-së: Do jem në protestë për ligjin e plehrave!

Deputeti LSI-së: Do jem në protestë për ligjin e plehrave!

Deputeti i LSI-së, Përparim Spahiu, i cili kandidon gjithashtu ne gare me Ilir Metën e Shezai Rrokajn për kreun e LSI-së, deklaron se do të jetë në protestat e shoqërisë civile që kundërshtojnë ligjin e importit të plehrave.

Njoftimin si zakonsiht ai e bën përmes një postimi në faqen e tij në Twitter. “Vendosa që në 1 Tetor, të jem bashkë me shoqërinë civile, që për mua ka gjithmonë të drejtë.!!!”,- shkruan Spahiu.

Deputeti “rebel” i LSI-së, i cili kundërshtoi kohë më parë edhe rolin e ndërkombëtarëve ne procesin e Vettingut, është i pari nga radhët e mazhorancës që deklaron se do të marrë pjesë në protesta kundër ligjit të imporit të plehrave.

Share: