Home KRYESORE Diplomati Mucaj si kryetar i Bordit te Trustees i “People to People...

Diplomati Mucaj si kryetar i Bordit te Trustees i “People to People International” ne “24 News”

Diplomati Genci Mucaj, ose ish ambasadori ynë ne Turqi, sot drejtor i Departamentit te Marrëdhënieve dy Palëshe te Parlamentit te Shqipërisë sot është i ftuar ne emisionin “Diplomaticus” te 24 News.

Ne këtë emisionin drejtuar nga gazetari Erion Kacori diplomati Mucaj analizoi shkaqet dhe pasojat e historisë te dhunshme te Turqisë sot si zone gjeopolitike ku kufizohen zonat e Konfliktit dhe si vend i popullsisë shume origjine-she.

Me tej diplomati Genci Mucaj i cili ne ambiente politike njihet si njeri me lidhje shume te rëndësishme politike ne bote dhe vecanerisht ne SHBA, tregoi historinë e njërës prej organizatave me te njohura ndërkombëtare përqendruar ne promovimin e paqes ne bote, konkretisht “People to People International” i se cilës diplomati Muçaj, është kryetar i Bordit të Trustees.

“People to People International” është një nga Organizatat me te mëdha ne SHBA me prezence ne të gjithë boten! PTPI u themelua nga Presidenti Republikan dhe Gjenerali legjendar i forcave aleate, Eisenhower ne 11 Shtator 1956, njëri nga Presidentet me te admiruar ne historinë Amerikane pas mbarimit te mandatit te tij presidencial!” – tha Mucaj ne ekranin e 24 News.

genci-muaj-ne-diplomaticus2“Ai besonte se nëse njerëzit njihen dhe bëhen miq me njeri tjetrin pavarësisht kombësive apo besimeve te ndryshme paqja mund të arrihet me lehte dhe sepse miqtë nuk mund të luftojnë njeri tjetrin!” tha diplomati Mucaj duke cituar filozofinë e themeluesit te kesaj organizate me mjaft impakt ne SHBA dhe ne bote, por edhe duke shtuar se PTPI ishte  pjese e Departmemtit American te Shtetit ( U.S information agency) dhe se mbetet qe nga themelimi një organizate jo qeveritare, jo fetare dhe jo politike e perqednruar per të promovuar paqen nëpërmjet mirëkuptimit ndërkombëtare!

Ambasador  Genci Mucaj ka shërbyer prej vitesh si anëtar i Bordit te Drejtoreve dhe është zgjedhur se fundmi dhe Chairman of the Board of Trustees of PTPI! ne saje te keti impanjimi te diplomatit Mucaj Presidentja e PTPI Mary Eisenhower ka vizituar Tirane tre here dhe është takuar dhe pritur nga funksionaret me te larte te vendit!

genci-muaj-ne-diplomaticus

PS: Per informacione te me tejshme ju lutem vizitoni
www.ptpi.org

Share: