Home KRYESORE Do jepet me koncesion kualifikimi i mesuesve? Do paguajne te privati!?

Do jepet me koncesion kualifikimi i mesuesve? Do paguajne te privati!?

Qeveria shqiptare do të japë një tjetër shërbim me koncesion. Bëhet fjalë për skemën e kualifikimit të arsimtarëve. Mësuesit qe dolën dobët në testim dhe që janë në masë, do të trajnohen nga Universitete private dhe Publike.

Drejtori i Institutit të Zhvillimit të Arsimit, Gert Janaqi, tregon për Vizion Plus se modeli përfundimtar ende nuk është përcaktuar.

Detajet e procesit dhe emrat e institucioneve që do të marrin përsipër aftësimin e mësuesve, do të vendosen pas disa ditësh. Kualifikimi, nuk do të jetë falas. Çdo mësues nga Tirana ose rrethet për aftësimin e tij do të paguajë një shumë parash, kjo në varësi të institucionit që kryen trajnimin.

Modeli përfundimtar për kualifikimin e mësuesve, do të vendoset pas datës 25 mars, ditë kur do të mbahet konferenca me ekspertë nga Europa e Rajoni. Pas disa ditësh, arsimtarët do të mësojnë Universitetin apo Agjencinë Private, te cilës do t’i drejtohen për aftësimin e tyre.

Në testimin kombëtar të kryer nga Ministria e Arsimit, 12% e mësuesve dolën mbetës, 64% kanë nevojë për kualifikim dhe 25% shumë të mirë. Testimit iu nënshtruan 17600 arsimtarë që kanë më pak se 20 vite punë në sistem. /Syri.net

Share: