Home KRYESORE Droga/Gazetari Artan Hoxha: Ka disa vende qe policia nuk hyn…

Droga/Gazetari Artan Hoxha: Ka disa vende qe policia nuk hyn…

Gazetari i “News 24”, Artan Hoxha në emisionin Opinion, në lidhje me operacionin anti-drogë në disa lokale në kryeqytet, ka theksuar se në këto lokale që ka ndërhyrë policia, si security shërbejnë efektivë të forcave speciale.

Hoxha bëri me dije se ata janë jashtë orarit të punës, por ata nuk janë të regjistruar aty dhe nuk është se paguhet siguracioni për atë punë që bën.

Ai tha se kjo praktikë është diçka shumë shqetësuese, pasi policisë dhe agjentëve të anti-drogës i është dashur të ndërhyjë në atë mjedis ku ruhet nga efektivë të forcave të ndërhyrjes së shpejtë.

Sipas tij, kjo praktikë, detyrimisht do të krijojë dekonspiracion, kjo vështirëson aftësinë për të kapur kapot e mëdhenj, pasi ata e kanë marrë vesh se do të ndodhë diçka.

“Këto lokale që janë kontrolluar këtë radhë, janë lokale shumë të mëdha dhe me shumë pompozitet. Prandaj ka ndodhur ky reaksion aq i madh. P.sh, lokali që është kontrolluar në pedonale nuk është kontrolluar asnjëherë. Nuk janë mësuar ata t’i kontrollojë policia. Ka disa vende që policia nuk ndërhynë në Tiranë ose nuk ka hyrë kurrë”.

Share: