Home KRYESORE Dy librat e Fate Velaj ne Panairin e librit ne Tirane

Dy librat e Fate Velaj ne Panairin e librit ne Tirane

Në promovimin e librave të Fate Velaj “100 hapa brenda Europës” si dhe “NILKON” te Botimeve ONUFRI pati nje interes jo te vogle te vizitoret dhe Media

NILKON, pjesa e dytë e trilogjisë Kreuztanne. Një histori e vërtetë. Filluar në kulmin e debateve të kuqta flakë pas ngjarjeve të 11 shtatorit 2001 në New York, vazhduar nëpër bardhësirat vjeneze të Janarit 2002 dhe mbyllur nëpër verdhësirat e Nëntorit egjiptian në Kajron e po atij viti me misionin shpirtëror për ndërtimin urës artistike që do të lidhte Danubin me Nilin.

Një roman ku realiteti dhe fiksioni shkrihen në një të vetme për ta bërë këtë libër, një monument të dashurisë dhe vlerave të ngjashme midis popujve dhe civilizimeve.

Perqasje.com i sugjeron lexuesve te saj ti lexojne keto dy libra qe tregojne ne nje stil te veçante eksperiencën e artistit, politikanit qe arriti pas jo me pak veshtiresi deri ketu.

Share: