Home KRYESORE ESHTE KOHA QE LULZIM BASHA TE SHPJEGOJE SI DO TE JETE “REPUBLIKA...

ESHTE KOHA QE LULZIM BASHA TE SHPJEGOJE SI DO TE JETE “REPUBLIKA DHE KUSHTETUA E RE”?

Nga Besnik Aliaj

Po behet gati 1 muaj qe opozita dhe populli jane ne proteste. Perpara qeverise dhe parlamentit eshte ngritur nje cader-forum e cila ka ngjallur debat, kundershti, shprese dhe frike njekohesisht. Nje gje eshte e qarte: figura e Lulzim Bashes dhe e forces qe ai drejton ka marre nje tjeter profil! Sado te kritikojne dhe ironizojne kundershtaret, ata qartesisht jane ne hall si te veprojne. Qeveria dhe koalicioni ne pushtet bene weekendin e fundit nje rrokade te sforcuar ne perpjekje te deshtuar per te marre iniciativen dhe ndryshuar rrjedhen e ngarjeve! Nderkohe fushata e shiritave, panaireve dhe show-ut mediatik eshte ne ekstaze! Por per cudi cadra-forum vijon e qete punen e saj, dhe vijon te terheqe gjithnje e me shume kureshtare, militante, qytetare, etj etj.

Jane njerez te thjeshte, mesues, sipermarres, te papune, akademike, te majte e te djathte ose pa parti. Te gjithe vijne atje dhe flasin duke nxjerre ne pah frustrimin e madh qe po kalon vendi dhe shoqeria shqiptare! Kerkohet nje ndryshim i madh! Por jo nje ndryshim i radhes, por nje permbysje? Kerkohet nje lidership i ri! Por jo dodisdo! Nje lidership idealist, patriot dhe me bese! Nje lidership modern, europian, kampion i demokracise dhe lirive te njeriut! Kerkohet nje sistem dhe nje Republike e Re!

Ndaj eshte koha qe Lulzim Basha tani te flase se si do te jete Republika e Re? Njerezit e besojne por tani duan te degjojne gjera edhe me konkrete! Ata as qe duan tia dijne cili minister u shkarkua, dhe kush u ngarkua! As nuk jua ndjen fare per zhurmen e mediave te kontrolluara. As per inagurimet elektorale, e as per kulisat e politikuajve te rinj te plakur! Njerezit jane te etur te degjojne per Republiken e Re! Per sistemin e ri anti-establishment. Per masat radikale anti-statusquo! Ata duan te degjojne Lulzim Bashen se cfare vjen pas kerkeses per zgjedhje te lira dhe qeveri teknike? Ata duan qe Lulzim Basha te flase ne cadren-forum per Republiken e Re, se bashku me kampionet e rinj te Republikes se Re!

Pra eshte koha qe Lulzim Basha te spjegoje:

⁃ A do te kete nje Pakt Kombetar per nje sere ceshtjesh jetike per vendin apo do te vijojme me konflikt? A do te kemi nje kushtetute te re? Cfare sistemi elektoral do te aplikohet ne Shqiperi tani e tutje? Cfare do te ndodhe me kolonat kryesore te shtetit dhe lirise? Cfare do te ndodhe me politiken, drejtesine, mediat, shoqerine civile, etj, etj.

⁃ A do te perfaqesoje Qeverisja e Shqiperise komunitetin dhe a do ti sherbeje atij realisht? Apo do te vijoje ti sherbeje kastave dhe oligarkise? Si do te garantohemi per kete? Si do te ruhet dhe kultivohet demokracia, nga rreziku i deformimeve autoritare te pushtetit? A do te jete qeverisja pozitive? Si do te nxise ajo zhvillimin real te vendit?

⁃ A do te jete qeverisja e taksapaguesve apo e mafias? A do te garantohet sipermarrja, prona, siguria dhe liria e individit? Si do te veprohet me administraten publike? A do te shpolitizohet dhe stabilizohet ajo?

⁃ A do te decentralizohet pushteti drejt njesive rajonale dhe lokale? Cdo te behet me reformen aktuale te territorit? A do kemi akoma nje harte elektorale apo nje harte te re qe nxit zhvillimin? Si? A do kete operacione te verteta zhvillimi apo qepje per interesa politike te castit?

⁃ Cfare do te ndodhe me burimet kombetare, natyrore dhe ekonomike? Cfare do te ndodhe me koncensionet, sidomos ato korruptive? Si do jene taksat? Te shumfishta? Te balancuara? Te thjeshta apo progresive? Ku do te shkojne dhe si do shpenzohen taksat? A do financohen vetem bashkite qe kane te njejten ngjyre politike me qeverine? Po komunitetet e abandonuara dhe ne nevoje?

⁃ A do degjohen profesionistet, akademiket, shkencetaret, dhe sipermarresit e suksesshem? Si, ku dhe kur? Kush do ta garantoje kete? A do kete nje kontrate politike me gjithe shtresat dhe grupimet sociale? Si do te garantohet perfaqesimi dhe legjimiteti i tyre ne politike, punesim dhe ekonomi!

⁃ Cili do te jete modeli ekonomik i Shqiperise? Si do te garantohet qendrueshmeria? Si do te riperterihen burimet, mjedisi, bujqesia dhe turizmi?

⁃ Cfare do te ndodhe me arsimin, shkencen, sportin, trashegimine dhe kulturen? A do te investohet seriozisht per keto sektore si investim afatgjate per zhvillimin e vendit?

⁃ Cfare do te ndodhe me politikat monetare? Cilat do te jene stimujt fiskale? Cfare roli do te kete sistemi bankar? Po kreditimi? Cfare do te ndodhe me biznesin e vogel, mesem dhe familjar ne Shqiperi? A do te kete klime dhe incentiva inkurajuese? Si do te shmanget informaliteti?

⁃ Si do te rikthehet kontrolli mbi territorin dhe burimet? Si do rikthehet besimi tek populli? Si do te frenohet emigrimi dhe braktisja? Si do te luftohet krimi organizuar dhe mafia? A do te jemi republike bananesh dhe hashashi, apo nje vend normal europian. Cilet jane partneret tane strategjike? Ne lindje apo perendim?

⁃ A do kete nje baze taksapaguese te gjere, dhe taksa te ulta apo larta? Si do te behet rishperndarja e pasurise kombetare? A do te rritet apo ulet autonomia vendore? Do merren vendimet ne Tirane apo ne periferi? A do te pyeten elitat apo njerezit? Po emigrantet do kene rol ne Shqiperi? Si?

⁃ Cfare do te ndodhe me kthimin e pronave? Po me legalizimin? A do te marrin ato nje pergjigje finale apo do te zvarriten pa fund? Cfare do te behet me burimet ne teresi dhe sidomos me burimet energjitike kombetare? A do te zgjerohen zonat e mbrojtura mjedisore? A do te investohet ne autostrada, projekte europiane dhe rajonale? Si do te ruajme identitetin tone kombetar neser ne BE? A do ndeshkojme krimin dhe korrupsionin apo do zvarritemi?

⁃ Etj, etj, etj …

Po, eshte koha qe Lulzim Basha te flase bashke me ekipin dhe aleatet e tij: njerezit e thjeshte dhe te lire! Lulzim vijo te kerkosh zgjedhje te lira dhe te ndershme! Vijo te kerkosh Qeveri dhe Shqiperi teknike! Mos hiq dore asnjehere dhe per asnje gje nga keto kerkesa! Sepse nuk ka me kthim prapa! Eshte “one way ticket” rruga drejt demokracise dhe lirise! Por nderkohe fillo te spjegosh cfare eshte Republika e Re, sepse vetem ky eshte shtegu qe te nxjerr ty dhe shqiptaret ne drite, dhe te ndan perfundimisht nga Republika e vjeter, nga parlamenti i vjeter, nga qeveria e korruptuar, nga drejtesia dhe mediat e kapura, nga praktikat e vjetra te Republikes se Vjeter, nga gjithshka qe na ka mbajtur peng keto vite!

Share: