Home KRYESORE ESKOBARI, Klement Balili i “çon fjalë” ambasadorit Lu përmes gazetarit

ESKOBARI, Klement Balili i “çon fjalë” ambasadorit Lu përmes gazetarit

Pas deklaratës së ambasadorit amerikan Donald Lu, se Klement Balili mund të arrestohet shumë shpejt, brenda ditëve që vijnë, gazetari Artan Hoxha ka dhënë një lajm të fortë në emisionin “Kjo jave” në ‘News 24’ kur tha se Klement Balili ka vënë nje kusht per t’u dorëzuar. Hoxha deklaroi se Klement Balili është i gatshëm të dorëzohet ne rast se dosja e tij shkon në gjykatë.

“Në dijeninë time ka deklaruar se nuk dorëzohet pasi dosja e tij nuk shkon në Gjykatë. Këtë e ka ngritur si një kauzë të vetën, që nuk ka besim se do të ketë gjykim të drejtë. Së dyti i trembet ndërhyrjeve politike. Pjesa tjetër që këmbëngul është se pse duhet të dorëzohet, kur me legjislacionin shqiptar ai mund të mbetet në paraburgim për dy vjet, deri sa dosja të shkojë në gjykatë. Pra nga ato që unë di, është se nëse dosja shkon në gjykatë ai do shikojë mundësinë të dorëzohet”, tha Hoxha

Share: