Home KRYESORE EU Policy Hub i shkruan Francës, Hollandës dhe Gjermanisë: Të hapen negociatat...

EU Policy Hub i shkruan Francës, Hollandës dhe Gjermanisë: Të hapen negociatat me Shqipërinë.

Forumi i Politikave të Integrimit / EU Policy Hub një grup profesionistësh të rinj shqiptarë që monitorojnë dhe komunikojnë procesin e intergimit të Shqipërise në BE u ka kërkuar shteteteve anëtare si: Franca, Gjermania dhe Hollanda të marrin në konsideratë rekomanimin e Komisionin Evropian përhapjen e negociatave të pranimiot të Shqipërisë në BE.

EU Policy Hub mbështet hapjen e bisedimeve të pranimit në BE dhe për këtë arsye i ka drejtuar një letër të hapur parlamenteve të Francës, Gjermanisë dhe Hollandës duke dhënë argumente se përse këto vende duhet të votojnë në favor të Shqipërisë gjatë Samitit të Këshillit të BE-së që do të mbahet gjatë muajit Qershor.

“Dhënia e dritës së gjelbër në këtë moment kyç do të inkurajojë Shqipërinë që të punojë më shumë në miratimin, zbatimin e normave dhe standardeve të BE-së.

Si përfaqësues të të rinjve shqiptarë ne besojmë fuqimisht që ky proces kërkues mbetet çelësi për mbështetjen e shpresës sonë në integrimin evropian” – u shkruajne te rinjte politikaneve europiane me synim hapjen e negociatave kete fund muaji mes Shqiperise dhe vendeve anetare te BE.

Share: