Home POEZI Fillimi …. Nga Michela Salzillo

Fillimi …. Nga Michela Salzillo

Romantic Pencil Sketch Romantic Love Birds In Pencil Picture - Drawing Artistic - Drawings Inspiration

Përktheu: Elona Caslli

E dua fillimin e çdo gjëje,
shikimin para përkëdheljes,
fjalët para përqafimit,
dridhjen para puthjes,
butësinë para pasionit.

E dua gjestin që fshihet dhe më pas shpërthen,
entuziazmin para  të zakonshmes,
idenë para projektit,
endrrën para realitetit.

E dua natën para agut,
lodhjen para pushimit,
diellin para erës,
dhe pikën e shiut para rrebeshit.

E dua fjalën e parë të çdo letre.
-Të dua- kur thuhet për herë të parë.
Notat e para të çdo melodie.
I dua ditët e para të verës
dhe ditët e fundit të dimrit.

Share: