Home KRYESORE Flet hapur Jul Deda për largimin e Gentit dhe Ermalit: Genti na…...

Flet hapur Jul Deda për largimin e Gentit dhe Ermalit: Genti na… Ermali…

Julian Deda aktori i njohur i “Apartamenti 2xl” mbrëmjen e djeshme në emisionin “Oktapod” ka rikthyer edhe njëherë ndërmend ndarjen e grupit të humorit “The SHBLSH” në të cilin ai ka qenë pjesë bashkë me dy miqtë e tij Gentian Zenelaj dhe Ermal Mamaqi.

Pas shkëputjes së Ermalit dhe Gentit, i vetmi që është ende pjesë e projektit që u ngjiz me punën e të treve është vetëm Juli. Dje aktori ka treguar se përse sot ai dhe Genti nuk komunikojnë më me njëri-tjetrin.

“Genti është larguar në momentin më të keq, duke e lënë spektaklin përgjysmë. Ermali largimin e tij e ka komunikuar shumë kohë para se të lëvizte. Të lesh spektaklin përgjysmë siç bëri Genti, do të thotë ta lesh tjetrin në baltë”.

“Por Genti kështu ka qenë gjithmonë, me të papritura. Edhe sot e kësaj ditë, unë do të doja një ballafaqim me të, për të kuptuar arsyen se përse u largua ashtu”,- ka thënë ndër të tjera Juli./360grade.al/

Share: