Home KRYESORE Forca e Shqipërisë midis të tashmes dhe të ardhmes. Intervistë me ambasadorin...

Forca e Shqipërisë midis të tashmes dhe të ardhmes. Intervistë me ambasadorin Cutillo.

Intervistë nga Alkest Shehu dhe Domenico Letizia me ambasadorin Alberto Cutillo.

Shqipëria duket se është kthyer me shumë interes në qendër te vëmendjes mediatike ballkanike,italiane dhe jo vetëm.Një prej vëndeve të zonës ballkanike që ka nisur hapa të rëndësishëm zhvillimi institucional dhe reforma për të hyrë në bashkimin europian.

Shumë është folur për zgjedhjet e fundit,ku kanë dalë triumfues socialistet.Për Shqipërinë ka qëne një ditë demokracie që është zhvilluar në klimë pozitive në krahasim me të kaluaren ka deklaruar eurodeputetja Elly Schlein(S&D),zëvëndës presidente e delegacionit të bashkimit europian për raportin e stabilizim asocimit të bashkimit europian në Shqipëri,në fund të një misioni vëzhgimi elektoral në vend.Interesante prespektivat edhe në fushën ekonomike me programet Interreg IPA CBC Itali-Shqipëri-Mali i zi,që përfshin Puglia,Molise,Shqipëri dhe Malin i zi që sheh Puglian ne rolin e autoritetit të drejtimit.

Për aktualitetin Shqiptar do të flasim me ambasadorin Italian në Tiranë Alberto Cutillo.

Ambasada Italiane në Tiranë uron qytetarët dhe institucionet shqiptare për angazhimin e tyre në menaxhimin e zgjedhjeve.Si një vëzhgues i privilegjuar si ju,cfarë vlerësimi mund tu jepni zgjedhjeve të fundit?

Një vlerësim të përgjithshëm pozitive.Ashtu sikurse është njohur dhe nga misioni i vëzhgimit elektoral Osbe/Odihr procesi i votimit i qershorit është zhvilluar në mënyrë të përgjithshme i qetë dhe i rregullt me pjesëmarrjen e opozites,falë akordit të arritur midis kryeministrit dhe kryetarit të opozitës.Një rezultat i tillë i pa menduar deri disa javë më parë.Ky akord ka si meritë përmbajtjen e shpenzimeve elektorale dhe rritjen e transparences për sa i përket financimit të fushatës elektorale.Ai gjithashtu ka meritë për pranimin e rezulatit elektoral sic e dëshmon dhe numrin i ulet i apelimeve në komisionin qendror zgjedhor.Sigurisht që duhet thënë që egzekutimi i akordit ka krijuar sfida për administrimin elektoral dhe ka sjellë nje aplikim jo gjithmonë të qartë të ligjit.Qendrojnë edhe disa problematika tradicionale shqiptare të shfaqura edhe përgjatë këtyre zgjedhjeve.Fenomene të tilla janë regjistruar të pakta në krahasim me të kaluarën dhe besoj se do të jenë objekt reflektimi për reformën e ardhshme elektorale.

Krijimi i një zone të përbashkët ekonomike te ballkanit,firma e traktatit me komunitetin e transportit dhe axhenda e ndërlidhjes kanë qenë në qënder të vëmëndjen te samitit të zhvilluar në Trieste në 12 korrik,sic është deklaruar nga komisioneri për zgjerim Hohannes Hahn ne Bruksel.

Cfarë vlerësimi mund tu japim reformave të fundit në Shqipëri me prespektive hyrjen e Shqipërisë në bashkimin europian?

Iniciativat e promovuara ne kuadrin e procesit te ballkanit perëndimor jane te dobishme ne procesin e aderimit ne bashkimin europian ,ne ate mase qe te ndihmojne vendet e WB6 të forcojnë konkurueshmërin e tyre ,në mënyrë që të operojnë në të ardhmen në një treg të perbashkët dhe nga ana tjetër thjeshtesojnë kontaktet dhe dialogun në nivel politik,që është i domosdoshëm për të gjithë,në një organizatë si bashkimi europian.

Përsa i përket në mënyrë të vecantë Shqipërisë,janë regjistruar hapa para ne Soft measures ne cështjet e energjisë dhe të transportit,por mbetet ende punë për të berë.Për sa u përket reformave më të përgjithmet ,të nevojshme për të filluar bisedimet për pranimin në bashkimin europian. Shqipëria ka përmbushur një pjesë të mirë të pesë pikave të caktuara në kohë nga bashkimi europian.

Tani pritet që të bëhet vleresimi në dy fushat e mbetura në fushën e drejtësisë(ku presim hyrjen e vetingut dhe krijimin e institucioneve te parashikuara)dhe lufta kundër krimit.Në mënyrë paralele për të thjeshtësuar rrugëtimin e WB6 drejt bashkimit europian,procesi i ballkanit përendimor ka si qëllim të zhvilloi një integrim të madh rajonal,nga pikëpamja ekonomike,tregëtare dhe infrastukturore.

Besojmë që është duke u punuar mirë në këtë drejtim dhe që plani i miratuar në Trieste do të lejoi uljen e një sërë vështirësish që e kthejnë sot këtë treg të copëtuar,duke dhënë një optimizëm për ndërmarrjet dhe mundësi për një potencial prej 20 milion konsumator.

Kemi shumë besim për kontributin e ndermarrjeve të vogla dhe të mesme,realitete industriale dominante në rajon dhe vecanërisht në Shqipëri.

Do të identifikohen nevojat në bazë të një sërë reformash,të shoqëruara me një kuader ligjor në mënyrë që të përafrohen sa më shumë me tregun modern dhe të globalizuar.Ashtu sic është parashikuar dhe në axhendë për lidhjen infrakstrukturore dhe energjitike ,në samitin e Triestes .

Projekti më i rendësishëm që është duke u zhvilluar në Shqipëri është padyshim projekti TAP,një investim strategjik ,për të garantuar një siguri energjitike në të mirë të gjithë rajonit.Nuk duhet të harrojmë sforcon e vazhdueshme për modernizimin dhe zgjerimin e pjesëve të shumta të autostradave dhe hekurudhave që do të mundin në një kohe të mesme një integrim gjithmonë dhe më shumë të WB6 në brendësi të korridoreve infrastrukturore europiane.

Programi nderkufitar IPA II Itali Shqipëri dhe Mali i Zi është pjesë e planit të bashkëpunimit në zonën e Adriatikut në periudhën 2014-2020,karakterizuar nga hyrja e Kroacisë në Bashkimin Europian,deri te krijimi i programeve të reja për bashkëpunim.Nga percaktimi i strategjisë makro rajonale adriatiko jonike jep gjithhmonë e më shumë mundësi për bashkëpunim nëpermjet detit Adriatik.Cfarë zhvillime të ardhshme mund të shohim për ballkanin dhe Shqipërinë?

Këto ditë janë duke u vlerësuar projektet e prezantuara për pjesën e parë të programit

IPA Itali-Shqipëri dhe Mali i Zi .Suksesin e projektit e dëshmon numri i madh i kandidaturave të paraqitura,gjë që tregon vitalitetin e bashkëpunimit në zonën e Adriatikut,në të cilën janë duke u planifikuar të tjera iniciativa,në nivel ndërqeveritar dhe rajonal ,si strategjia Ue Eusair, l’Iai dhe l’Euroregione adriatico-ionica.Ato dëshmojnë që ballkani në pergjithësi dhe Shqipëria në vecanti janë pjesë e pa ndarë e Europës.Besoj që në një të ardhme jo shumë të largët ky realitet historik dhe gjeografik mund të kurorëzohet me hyrjen në bashkimin europian.

Bashkëpunimi ekonomik midis Shqiperisë dhe Italisë vazhdon të përmirësohët.A mundet të na tregoni kush janë fushat kryesore të bashkëpunimit?

Italia përfaqëson një pikë të fortë referimi në ecurinë e zhvillimit ekonomik të Shqipërisë dhe është padyshim partneri i parë I Shqipërisë me një vlerë shkëmbimesh tregëtare që në vitin 2016 i ka kaluar 2 miliard euro(+4.7 % në krahasim me vitin 2016) që përfaqësojnë 36.77 të volumit të përgjithmëm të shkëmbimeve tregëtare të Shqiperisë.Italia e vetme thith 54,57% te eksportit shqiptar dhe është furnizuesi i parë me 29.28% te importit të përgjithshëm.Përfaqësojmë në këtë merkato investitorin e parë të huaj për sa i përket numrit të firmave italiane ose italo- shqiptare prezente ne territor.

Prezenca jonë është e siguruar nga rreth 500 firma të vogla dhe të mesme,një grup i madh bankar si Intesa San Paolo dhe disa grupe të industrisë të mesmë dhe të madhe kryesisht në sektorin e cimentos,të ushqimit dhe të energjisë.Jemi të privilegjuar nga ky raport që e sheh Italinë të privilegjuar.Por si gjithmonë duhet të jemi ambicioz dhe të kerkojmë të bëjmë më shumë.Besoj se Shqipëria akoma nuk i ka shfrytëzuar të gjitha potencialet ekonomikë.Për momentin i është kushtuar më shumë vëmëndje kostos së ulët të punës dhe taksimi i ulët në krahasim me mesataren e vendeve europiane,por janë ende larg nga vlerësimi i resurseve të shumta natyrore në territor,të kapitalit të ri që kanë në dispozicion dhe pozicionit të favorshëm gjeografik ,që mund ta vendosin Shqiperinë në qendër të merkatos të ballkanit perëndimor.

Sipas të dhënave zyrtare të qeverisë shqiptare ndodhen më shumë se 19 mijë Italian në Shqiperi.Cilat janë sektorët që investojne sipërmarrësit Italian?

Nuk mund ta konfirmoj me saktësi të dhënën që ndodhen 19mijë Italian,edhe pse te pohosh me saktësi numrin e italianëve në Shqipëri është pothuajse e pamundur.Duhet konsideruar dhe afërsia gjeografike midis vendeve,njerëzit ikin dhe vijnë keshtu që është e veshtirë dhënia e numrave.Duke u bazuar në zyrat tona ,deri tani në zyrat e ambasadës janë regjistruar 1382 shtetas(italo shqiptar përfshirë dhe minorenët)plus 300 që janë në konsullatën e Vlorës.Për sa u përket numrit të bizneseve italiane në Shqiperi edhe këtu është e veshtirë të japësh shifra.

Nga një kërkim I fundit bërë nga autoritete të rëndësishme italiane ,prezenca jonë rezulton me 600 firma të vogla dhe të mesme,krysisht në sektorin e prodhimit,nga banka Intesa San paolo(që së fundmi ka blerë dhe filialet e Veneto Banca)që renditet mes tre bankave më kryesore te vendit dhe nga disa grupe industriale të mesme dhe të mëdhenj kryesisht në sektorin e cimentos,agroushqimor dhe të energjisë.Sektorët kryesor që historikisht kanë tërhequr vëmëndjen e Italisë kanë qënë shërbimet,industria tekstile dhe këpucët,makineritë,produktet agroushqimor,energjia dhe minerale,produkte kimike dhe materialet plastike,materiale per ndertim dhe metale.Megjithatë vitet e fundit jemi dëshmimtar të rritjes së sipërmarrjeve italiane në fushën e turizmit,në fushën e energjisë dhe në menyrë të vecantë në mbledhjen,ruajtjen dhe përpunimin e mbetjeve.Jemi duke folur për sektorë strategjikë për të ardhmen e Shqiperisë për të cilët ka një vëmëndje në nivel europian.

Ambasador,sic ju e dini Shqiperia eshte një vend që i do gjuhët e huaja.Në 12 dhjetor 2012 është firmosur në Tiranë një memorandiumi i mirëkuptimit për programin Iliria me qëllim promovimin dhe mësimdhënien e gjuhës italiane si gjuhë e parë e huaj në sistemin shkollor shqiptar duke filluar nga klasa e tretë fillore deri në vitin e fundit të shkollës së mesme.Si po shkon programi?Sa shkolla mësojnë italisht si gjuhë e parë?

Programi Iliria filluar në vitin 2006-2007 në arsimin fillor,të mesëm të ulët dhe të mesëm të lartë zhvillon trajnime novatore që nga një anë jep mundësi të reja didaktive me futjen e gjuhës italiane si gjuhë e parë që nga klasa e tretë dhe nga ana tjetër mbështet të gjitha vlerat europiane që janë pjesë përbërse e programit Europa 2020.Në fakt klasat zhvillojne orë për edukimin ndaj konsumit ,energjisë alternative,solidaritetit,sjelljet eko të qëndrushme,mjedisin dhe edukimin për sipërmarrjen.

Domethënë ky program stimulon dialogun edukativ por edhe rritjen civile dhe qytetare në një prespektiv të shkembimit kulturor,pagesa e së cilës është e konsiderueshme nese konsiderohen marëdhëniet bilaterale midis Italisë dhe Shqipërisë dhe prespektivat e zhvillimit ekonomk dhe tregëtar midis vendeve.Italia e mbështet këtë program me furnizim të materialeve didaktike,me kontribute për aktivitetet e mësimdhënies dhe për katedrat e gjuhës italiane dhe mbi të gjitha me një formim periodic për të përditësuar mësuesit ,rreth 270 në bashkëpunim me universitetet më të mirë Italian.Për sa u perket numrit të shkollave që kanë italishten si gjuhë të parë në vitin shkollor 2016-2017 kanë 84 nga këto 21 në Tiranë,të tjerat të shpërndara në gjithë vendin.

Ambasada ka një rol të rëndësishëm në promovimin e kultures dhe gjuhës italiane.Cilët janë projektet e zhvilluara në këto vite për të promovuar kulturën e vendit të bukur?

Ambasada nëpërmjet veprimit të zyrës për shkollat dhe duke operuar ngusht me Ministrine e Arsimit dhe te Sportit koordinon sistemin formative që konsiston në 8 mësues shpërndar në 9 shkolla bilingui ne Shkoder,Korcë dhe Tiranë dhe në 300 mësues italishte L1 dhe L2 dhe arrin afër 73 mijë nxënës në të gjithë territorin Shqiptar.Pothuajse në të gjithat shkollat zhvillimi i italishtes realizohet me projekte të kerkimit gjuhësor,letrar por edhe në kuadër të zhvillit turistik dhe bio diversitetit gastronomik.

Projektet pjesërisht janë të financuar nga Ministria e puneve të jashtm dhe nje pjesë nga ambasada qe cdo vit promovon evente të ndryshme që përkojnë me dy rastet e përpunimit gjuhësor dhe kulturor:java e kulturës italiane në tetor dhe java e kuzhinës italiane në nëntor.Në fakt të rinjtë shqiptar janë në gjendje të shprehen në mënyrë krijuese dhe fantaziose pjesë të letërsisë klasike italiane me prodhime multimediali ose pjesë tradicionale të kulturës shqiptare,dinë të zhvilojne interpretime të reja shkencore por mund të imagjinojnë një realizim të ri të kulturës mesdhetare midis teknologjisë dhe traditës.

*Mësues dhe delegat i pugliaSwiss në Shqipëri
*Publicist,analist ekonomik dhe gjeopolitik te Albania investimenti

Share: