Home KRYESORE Fuoristrada përplas patrullën e policisë në Kamëz, nje nga policët vdes

Fuoristrada përplas patrullën e policisë në Kamëz, nje nga policët vdes

Një aksident ka ndodhur në Kamëz mbremjen e sotme, me pasojë plagosjen e dy personave. Raportohet se një patrullë e rendit është përplasur me një automjet. Për pasojë kanë mbetur të plagosur dy efektivët N.Hoxha dhe E.Haxhiaj, një prej të cilëve ndodhet në gjendje të rëndë. Aksidenti ka ndodhur pak minuta më parë përballë gjimnazit “Ibrahim Rugova”.

Ndërroi jetë një nga efektivët e policisë që u përplasën gjatë patrullimit në Kamëz. Dy të tjerë janë rëndë në spital. Fuoristrada tip Lexus i aksidentoi dy punonjësit e policisë gjatë momentin që ata ndodhedhin në furgon, në Bulevardin Blu në Kamëz.

Sipas të dhënave paraprake mësohet se automjeti me targë TR 8788 T, si rezultat I shpejtësisë së lartë ka përplasur furgonin e policisë dhe disa makina të tjera.

Të plagosur kanë mbetur punonjësit e policisë N. Hoxha dhe E. Haxhiraj dhe një punonjës tjetër i komisariatit 5, që janë transportur në gjendje të rëndë në spitalin e traumës.

Share: