Home KRYESORE Galdini: Zgjedhjet ne Serbi si tregues krize.

Galdini: Zgjedhjet ne Serbi si tregues krize.

Rikthimi i Sheshelit ne Parlamentin e Serbise eshte ndoshta ana me e shemtuar e medaljes qe paraqet rikonfirmimi i Vucicit si Kryeminister me nje rezultat triumfalist. Dacici bie, Tadici asgjesohet.

Kjo eshte panorama e zgjedhjeve te djeshme ne Serbine e 2016. – shprehet Kryetari i LDE – Partia per Liri, Demokraci dhe Etike Arian Galdini ne nje deklarate per shtyp.

Galdini shton se: Partia e Vucicit e ka bazen e saj elektorale tek ish Partia e Sheshelit. Ndonese Aleksander Vucic ka ndryshuar emrin e Partise, qendrimet e saj dhe politiken e tij fakti qe ai deklaron se do te martoje Integrimin Europian te Serbise me Lidhjen Tradicionale Miqesore me Mosken, e ben te lexueshme krizen qe kane konfirmuar keto zgjedhje. Zgjedhjet i kane dhene politikisht numrat Vucicit qe te jete Kryeminister fuqiplote, por nuk kane dhene asnje mandat per qartesi ne rrugen Euroatlantike te Serbise.

Ne si LDE urojme e shpresojme qe hapat e plumbte qe ka bere politika serbe per tu shkeputur nga kllapia Milosheviciane, te mos rendojne mbi paqen dhe stabilitetin ne Ballkan. Urojme qe numrat qe e kane konfirmuar Vucicin Kryeminister, ti japin atij edhe nje shtegveprimi per te pershpejtuar udhetimin Euroatlantik te Serbise, si edhe per te tejkaluar fantazmat dhe mitologjite e se shkuares per te vendosur nje raport me te drejte historik dhe politik me vendet e tjera te Ballkanit Perendimor.

Serbia e Vucicit te rikonfirmuar, pritet dhe kerkohet qe te jete nje Serbi e guximshme qe anetaresohet ne NATO, perparon ne hapat e integrimit Europian, kerkon falje per lufterat, masakrat dhe viktimat e shkaktuara ne dekadat e shkuara, nje Pavaresine e Kosoves dhe sheh perpara per nje Ballkan te paqte dhe te zhvilluar.

Nese Vucici nuk i perdor dot numrat per te ecur ne kete udhe, atehere kriza qe konfirmohet nga keto zgjedhje, do te vazhdoje te mbaje peng Serbine edhe ne vitet qe vijne. Shesheli rrezikon te behet me i forte, nese Vucici nuk behet me i drejte e me i guximshem si proeuropian dhe si proeuroatlantik.

Share: