Home KRYESORE Gaz Paja a është pjesë e politikës? Ja si përgjigjet aktori!

Gaz Paja a është pjesë e politikës? Ja si përgjigjet aktori!

Është përfolur vazhdimisht që aktori i njohur i “Portokalli”-së, Gaza Paja, do të jetë pjesë e politikës.

Madje kjo u nis nga pjesëmarrja e tij në audicionet përzgjedhëse të anëtarëve të rinj të FRSSH-it vitin që lamë pas.

I ftuar në “Thumb”, Gazi ka treguar se si qëndron e vërteta e përfshirjes së tij në politikë.

“Unë i kam të gjitha mundësitë edhe për të bërë politikën, por është ngatërruar pjesëmarrja në FRESSH me marrëdhëniet politike”, – ka thënë aktori. “Mua m’u kërkua shumë miqësisht të isha pjesë e një jurie përzgjedhëse bashkë me Majkon, Elisën, Arlindën, një njeri i letrave dhe thashë pse jo!”.

Më pas, djali i aktorit të madh Luftar Paja tregoi se edhe për 10 vite nuk do të bëhet pjesë e politikës.

Share: