Home KRYESORE Gazeta New York Times jep përshkrime rrëqethëse për masakrat serbe ndaj shqiptarëve...

Gazeta New York Times jep përshkrime rrëqethëse për masakrat serbe ndaj shqiptarëve më 1912

Përparimi i serbëve nuk u ndal. Më 22 tetor ata morën Prishtinën, duke shkatërruar fshatrat shqiptare nëpër të cilat kaluan.

Gazeta New York imes jep disa përshkrime rrëqethëse të asaj që u ndodhi shqiptarëve: Afër Prishtinës, pesë mijë arnautë gjetën vdekjen në duart e serbëve, jo në luftë të ndershme, por me anë të vrasjeve të pajustifikuara…

Për të kryer këto krime, ushtarët e përfshirë nga çmenduria shpikën metoda të reja mizorie për të kënaqur epshin e tyre për gjak. Në shumë fshatra të gjitha shtëpive iu vu zjarri dhe, kur banorët fatzinj përpiqeshin t’u shpëtonin flakëve, ata qëlloheshin si të ishin minj.

Burrat pushkatoheshin në sytë e grave dhe të fëmijëve dhe pas kësaj, gratë detyroheshin të shikonin sesi ua copëtonin fëmijët me bajoneta./360grade.al

Image

Share: