Home I pakategorizuar Goditet grupi i shpërndarësve të drogës tek “Brryli”

Goditet grupi i shpërndarësve të drogës tek “Brryli”

Dy shtetas u arrestuan, një tjetër u shpall në kërkim dhe një i katërt po ndiqet penalisht në gjendje të lirë.

Këto janë rezultatet e operacionit të koduar “Brryli”, i cili ka goditur një grup që shpërndante lëndë narkotike, ndërsa dispononte armë zjarri dhe municione luftarake.

Në pranga përfunduan Danjel Kilja, 31 vjeç, banues në Tiranë dhe Mirjan Hoxha, 29 vjeç, i dënuar më parë.

Policia ka shpallur në kërkim shtetasin me iniciale E. Ç, ndërsa po ndiqet penalisht në gjendje të lirë 22 vjeçari A.K, i dënuar më herët për vjedhje.

“Arrestimi i këtyre shtetasve u bë falë informacioneve të marra, se këta shtetas në bashkëpunim me njëri- tjetrin, kryenin veprimtarinë e jashtëligjshme të shpërndarjes së lëndëve narkotike në zonën e “Brrylit’”, sqaron policia.

Nga kontrolli i ushtruar në banesën e shtetasit Mirjan Hoxha, janë sekuestruar në cilësinë e provës materiale:

Një armë zjarri, pushkë model 56 – Një krëhër me 15 fishekë model 56 – 12 fishekë të kalibreve të ndryshme – 13 gram lëndë narkotike e dyshuar Cannabis Sattiva – Disa qese farmaceutike që shërbenin për të shpërndarë lëndën narkotike në doza.

Vazhdon puna për kapjen e personit të shpallur në kërkim.

Share: