Home KRYESORE Grushte mes policëve në Tiranë, pistoletat dalin sheshit!

Grushte mes policëve në Tiranë, pistoletat dalin sheshit!

Dy policë të komisariatit Nr.2, Tiranë, në orët e vona të natës, pasi janë konfliktuar njëri me tjetrin kanë nxjerrë armët, por fatmirësisht pa i përdorur ato.

Sipas informacioneve të Opinion.al, sherri mes policëve ka filluar për arsye krejt banale duke përfunduar më pas në një konflikt të ashpër dhe gati deri në përdorimin e armës.

Burime të policisë, kanë bërë me dije, se ndaj tyre ka nisur një hetim i brendshëm.

Po i njëjti burim, ka treguar, se nëse nuk do kishte qenë ndërhyrja e menjëhershme e kolegëve për të ndarë policët, sherri do kishte kishte përfunduar me pasoja fatale.

Dy policët janë shoqëruar në mjediset e komisariatit Nr.2, Tiranë, ndërsa po sqarohen arsyet reale të konfliktit mes tyre.

Agjentët e Shërbimit të Kontrollit të Brendshëm dhe Ankesave kanë nisur hetimet ndaj dy punonjësve të policisë, të cilët janë konfliktuar me njëri-tjetrin.

Ky lajm nuk është bërë publik nga ana e Policisë së Tiranës e cila ka shpërndarë njoftimin për median, por duke mos përmendur këtë sherr mes policëve./opinion.al

Share: