Home KRYESORE Halimi sqaron të vërtetën për sëmundjen

Halimi sqaron të vërtetën për sëmundjen

Pas fjalës së sotme në Kuvend ku la të kuptohej se ai po vuante nga një sëmundje që shkaktohej nga ajri i ndotur prej mbetjeve urbane dhe sidomos djegia e plehrave, deputeti i PD-së, Eduard Halimi sqaron këtë moment përmes një postimi në faqen e tij në Facebook. Halimi thotë se nuk bëhet fjalë për sëmundjen e tij, por për një njeri të familjes që fatkeqësisht ka humbur jetën.

“Të dashur miq, Ju falënderoj shumë për mesazhet që kam marrë pas fjalës sot në parlament në lidhje me kërkesën e PD për referendum popullor për importin e plehrave. Po ashtu ju falenderoj dhe për shqetësimin tuaj në lidhje me shëndetin tim. Por dua t’ju them se sëmundja nga ndotjet e përmendur ne fjalen time sot ka të beje me nje pjesëtar shumë të shtrenjtë të familjes që nuk jeton më. Ju falënderoj edhe njehere per qindra mesazhet dhe telefonatat. Eduard”, shkruan Eduard Halimi.

Share: