Home KRYESORE HIstoria e nënës me 3 fëmijë: Burri do më shtronte në psikiatri...

HIstoria e nënës me 3 fëmijë: Burri do më shtronte në psikiatri për të marrë kempin

Dhuna e ushtruar ndaj një 36-vjeçareje e ka detyruar të ndahet me fëmijët e saj.
Dhurata Hajdari, nëna e tre fëmijëve rrëfen sot në studion e emisionit “Me Zemër të Hapur” tregon peripecitë që ka kaluar në 15 vite martesë.

Ajo është dhunuar në mënyrën më barbare nga ish-bashkëshorti. Skandali qëndron në faktin se ky i fundit e ka detyruar të pi ilaçe vetëm e vetëm që familja të fitonte kemp. Në momentin që bashkëshorti ka tentuar ta shtrojë në psikiatri, pasi ishte kusht për të fituar kempin, Dhurata ka ikur nga shtëpia. Ata janë divorcuar dhe gjykata ia ka dhënë fëmijët burrit të saj duke e detyruar nënën për të paguar ushqimet për fëmijët.

Sot ajo apelon për ndihmë, pasi ish-bashkëshorti i ndalon takimet me fëmijët duke shkelur vendimin e Gjykatës.

Dhurata, thua që është e paimagjinueshme ajo që ke kaluar? E pabesueshme.

Të është kërkuar që të abortosh fëmijën e dytë dhe të tretë sepse burri jot thoshte se nuk ishin të tijtë? Po. Edhe sot nuk është i bindur. Ai thoshte kjo është e sëmurë. Merrte fletë për kemp kundrejt parave. Por, ai është për kartelë, për t’u shtruar në Elbasan.

Je dhunuar në sy të familjes? Jam rrahur në sy të fëmijëve të mi dhe prindërve të tij. Më zhvishte dhe më rrihte. Mi griste rrobat. Më ka gjuajtur barbarisht.

Po fëmijët i ka rrahur? Ushtronte dhunë ndaj fëmijëve, por më tepër ndaj meje.

Nuk arrite t’ia provoje Gjykatës dhunën e tij? Ai përfitoi se unë nuk bëra denoncim. Nuk doja të shkatërroja familjen. Nuk doja që ta përjetonin fëmijët. 15 vjet e dhunuar nga ai dhe nuk e mora njëherë guximin.

Kishe frikë? Nuk kisha frikë por mendoja për të mos shkatërruar familjen. Por, kur erdhi fundi tragjik dhe ai donte të më shtronte në Elbasan, nuk kisha mundësi tjetër.

Po familja jote ku ishte? Unë tek prindërit e mi shkoja rrallë sepse nuk më lejonte ai. Telefon nuk mbaja se nuk ma linte ai. Nuk kisha kontakt fare me prindërit e mi. Edhe kur shkoja iu thosha prindërve, ata nuk donin të shkatërroja familjen. Babi më thoshte kuptohuni, gjejeni gjuhën bashkë, por me të ishte e pamundur.

Kur e morët vendimin për t’u larguar nga shtëpia? Herën e fundit që jam larguar, ka qenë 3 shkurt, e martë e vitit 2015. Ishte ora 11:30. Familjarët, vjehrra, vjehrri, bashkëshorti më kanë mbyllur në dhomë me kyç për të më shtruar në Elbasan. Pasi më kyçën, ulërimat e mia ‘hapni derën se dua të dal nuk shtrohem në Elbasan’. Pas 15 minutash më kanë hapur derën dhe kam ikur tek familja ime. I tregova prindërve të mi historinë time dhe ata me lot në sy nuk arrinin ta besonin. Kam ndenjur atë natë tek prindërit dhe ditën tjetër jam kthyer tek shtëpia e ish-burrit me babain. Ata i thanë do ta shtrojmë në Elbasan. Babai iu tha që nuk mund ta shtrosh në Elbasan kur çupa ime është e saktë, ajo punon, mban familjen, të vjen pas nga toka.

Por ata kishin marrë vesh që nëse nuk shtrohesha për dy ditë në Elbasan do më ndërpritej kempi. Ata nuk pranuan dhe unë u largova në shtëpinë e prindërve.

Çfarë bëre pas divorcit? Pas divorcit mora një shtëpi me qira në Lushnjë për të punuar. Fëmijët ia dhanë Shpëtimit. Gjykata dha një vendim për detyrim ushqimor ndaj meje. Isha e detyruar të gjeja punë. S’kisha mundësi në Lushnjë, shkova në Divjakë ku rri me qira por s’ka punë. Kam qiranë pa paguar ende.

Pse iu dhanë Shpëtimit fëmijët dhe jo ty? Nuk e di. Sot janë njerëzit që e meritojnë kempin me të vërtetë e nuk iu jepet, nuk e marrin dot, ndërkohë e marr unë që jam e saktë. Nuk jam për ato ilaçe, kur mi jepnin ndihesha shumë keq.

Ke qenë në gjykatë, ekspertiza vërtetoi që ti ishe normale, pa asnjë problem? Po isha, ashtu më nxori pa asnjë lloj problemi.

Po a luftove ti për fëmijët? Vendimi që u mor ishte i papritur. Nuk shkova për apel, nuk e ndoqa. Gabim, por ishte dhe mungesë në të ardhura. Që të ndjekësh dhe Apelin duhen akoma më shumë para.

Ishe ti që kërkove zgjidhjen e martesës? Jo, bashkëshorti.

Ai e ka rifilluar jetën e tij? Ai është martuar vjet në tetor me një grua nga Belshi me dy fëmijë por brenda 20 ditëve ajo i ka ikur. Pasi iku ajo, në nëntor a dhjetor vjet më mori në telefon dhe më kërkoi të kthehesha tek fëmijët. Shpëtimi më tha bëje për fëmijët. I thashë nëse ti ke ndryshuar unë jam e gatshme ta bëj për fëmijët. Se s’ka nënë në botë që i kthen kurrizin fëmijëve. Ai tha nuk kam ndryshuar por a i pi ti ilaçet dhe a e merr kempin, unë i thashë jo./360grade.al

Share: