Home KRYESORE Horoskopi, 12 janar 2018

Horoskopi, 12 janar 2018

Dashi
Pak realizëm ju duhet për të zgjidhur me ide gjeniale probleme dhe ndërlikime. Hyrje të mundshme të parave do ta bëjnë më konsistente dhe më të qëndrueshme situatën financiare.

Demi
Me Hënën në shenjë mund të ecni dhe mund të promovoheni nga ana e punës dhe e profesionit që përshijnë përmirësime ekonomike. Një mbrëmje aktive në shoqëri do t’ju bënte mirë.

Binjakët
Duke u treguar të çiltër dhe pak të shkëputur mund të përballoni shumë lehtë edhe në çështjet ,që kërkojnë shumë kujdes dhe delikatesë, që mund t’ju paraqiten .

Gaforrja
Do të mblidhni përshtypjet, mendimet, konsensin e kolegëve ose miqve tuaj, por mos u ndikoni për një çështje sepse duhet të jeni ju që duhet të vendosni. Ndiqni pa hezitim intuitën tuaj.

Luani
Hëna dhe Urani që janë në kundërshtim rrisin mundësinë e polemikave dhe situatave stresuese. Ambicja dhe nevoja për të qenë në qendër të vëmendjes mund t’ju bëjnë të gaboheni në vlerësime.

Virgjëresha
Një propozim në dukje destabilizues për rutinën e punës dhe të jetës tuaj, do të fillojë t’ju duket dalëngadalë gjithnjë e më shumë interesante. Do të sqaroni gjithçka me partnerin.

Peshorja
Realiteti sot do t’ju duket shumë prozaike në drejtim me qëllimet tuaja. Mundohuni të qetësoheni duke parë një film të bukur ose të kaloni një mbrëmje të këndshme me miqtë tuaj.

Akrepi
Do të jetë qëndrimi juaj plot nervozizëm dhe shumë debatues që do të krijojë një mosmarrëveshje dhe vështirësi për t’u harmonizuar me të tjerët. Kujdes me gënjeshtrat.

Shigjetari
Detyrimet dhe punët shumë impenjuese nuk ju friksojnë aspak, por përpara se të ndërmerrni një punë të re, verifikoni të gjitha garancitë e mundshme e të nevojshme.

Bricjapi
Hëna e favorshme sjell harmoni në ambietin rrethues dhe në zemrën tuaj; do të ndiheni shumë mirë dhe do të keni dëshirën për të përmbysur skemat tuaja të jetës.

Ujori
Hëna dhe Urani shënojnë tensione në jetën tuaj private. Një debat dhe ndonjë mërzitje do të jenë shkak i një diskutimi si me partnerin ashtu edhe me familjarët.

Peshqit
Në qoftë se do të shikoni mirë rreth e rrotull do të shikoni se sa raste keni në dorë, sidomos nga ana profesionale. Parashikohen iniciativa shumë të mira për të gjithë ata që merren me biznes.

Share: