Home KRYESORE IKMT sulmon nje biznes te sukseshem. Nese Rama nuk reagon, partneriteti shtet-biznes...

IKMT sulmon nje biznes te sukseshem. Nese Rama nuk reagon, partneriteti shtet-biznes ne rrezik nga veprimet arbitrare!

Nga Artur Nura

IKMT u raportua nga te interesuarit se prishi organizimet e nje feste verore ne Livadh, realizuar nga nje biznes privat i nderuar qe eshte kontribues taksash dhe sigurimesh ne shtetin shqiptar, ate te Kosoves dhe te IRJ te Maqedonise.

Instituti Kulinar pavaresisht se u kanë shkatërruar stendat, pajisjet dhe reklamat pikerisht ne token prone e tyre, me license dhe cdo dokumentacion te rregullt, per arsye te nje leje formale qe do duhej marre, inspektoret e IKMT-se sic tregojne edhe fotot e video, shkaterrojne investimet e biznesit dhe i vene gjobe te rende ketij biznesi, ata kane vendosur ta mbajne festen edhe pas ketij shkaterimi qe nuk mund ta beje kurre nje shtet i cili e sheh veten partner me Biznesin!

Kryeministri Edi Rama se fundi ka marre nje nisme strategjike per te zevendesuar aletatet politik te cilet duket i kane sjelle probleme strategjise se tij per te bere shtet, me qytetaret dhe biznesin. Tashme komunikimi biznes – administrate shteterore po shkon drejt nje komunikimi thjesht virtual te kontrollit per te shmangur abuzimet njerezore dhe ndertuar partneritet me me te si kontribuesi me i rendesishem i te ardhurave shteterore.

Po keshtu po behet dhe ndertohet edhe komunikimi me qytetaret me qellimin thelbesor, per te ndertuar partneritet qytetar – shtet, por duket se largmapamesine strategjike te kryeministrit nuk po e percpetopjne drejt disa zyrtare me pushtet te cilet edhe pse nuk jane me perfaqesues te Aleateve politike!

Ata/ato, po e demtojne kete strategji e cila padyshim nuk eshte e thjeshte dhe ne fund do demostroje nese kryeministri do ja dale betejes se tij per te ndertuar shtet, atje ku ai ka munguar pikerisht prej shkakut kryesor te arbitraritetit te shtetit te cilin e sjellin zyrtare te caktuar te cilet behen sic thote Popullit: Me katolik se Papa!

Ligji dhe aplikimi i tij me pergjegjshmeri!

Nese shikoni fotot qe mundem ne te ftografonim nga video qe ofroi vete Istituti Kulinar Neranxi pas aksionit te IKMT’se, tregojne se padyshim njerezit e ketij istitucioni shteteror ne me te miren teorike te rastit duhet te kene patur ose urretje per njerezit e ketij Biznesi dhe investimeve private te shqiptareve dhe, ne me te keqen te sjellin dyshime per nxitje te tyre nga ana e biznesve te tjera konkurente.

Nese do ishte kjo e fundit, padyshim qe do kishim te bemim me afera korruptive dhe si rezultat ne vend qe te forcohet patneriteti shteti – biznes, keshtu forcohet ai korrupsion shtetor – biznes mafioz dhe padyshim qasja strategjike e kryeministrit Edi Rama per koalicion me biznesin e ndershem dhe qytetarin e pergjegjshem.

Istituti Neranxi: Me IKMT-ne do te perballemi ne gjyq.

Sipas burimeve te Perqasje.com biznesmeni I sukseshem Nikollaq Neranxi qe eshte edhe presidenti I ketij Istituti kulinar me te njejtin emer, materialet e mjaftueshme po konverton ne fakte per te hapur nje ceshtje gjyqesore per demin ekonomik qe ka shkaktuar kjo nderhyrje brutale e nje istitucione shtetor kunde rnje biznesi te ndershem.

Padyshim qe kjo qasje e Neranxit I cili ka eskperienca domethenese politike aktive si deputet, drejtues I shoqatave te Biznesit, apo I organizimit te Komunitetit Himarjot me te cilin ka lidhur fatin qe nga lindja e tij, eshte padyshim ne favor te partneritetit te qytetarit, bisnesit me shtetin, I cili duket se edhe ne nivele administrative politike nuk arrihet te ndahet dot nga pushteti!

Ne kete rast me afer strategjise se fundit te kryeministrit Edi Rama per partneritet shtet – biznes-shtet-qytetar, eshte biznesmeni Nikollaq Neranxi I cili te drejten e tij po e kerkon tek isntrumentet ligjore te vete shtetit kunder Administreates te vete kryeministrit, se sa ispektoret e IKMT-se te cilet duket jane sjelle si vandale dhe jo si perfaqesue ten je shteti ligjor perendimor.
Si duhet reaguar ne nje rast te tille?

Cfare duhet bere?

Tashme padyshim duhet bashkuar me thirrjen e ketij Istitucioni privat per vemendje te institucioneve nderkombetare dhe trupit diplomatik te akredituar ne Shqiperi qe te mbajne qendrim, mbasi jane pergjegjes per investitoret e huaj te cilet kane deshire te investojne ne Shqiperi, por sigurisht ky Apel duhet te shkoje tek “Veshet” e vete kryeministrit i cili nuk duhet te lejoje qe individe te caktuar te administrate se tij te demtojne vete shtrategjine e tij politike!

Kryeministri nuk ka me mundesi tua hedh fajin aleateve te Koalicionit qeverises te cilin tashme e ka vete ne dore dhe po e drejton i vetem. Vete kryeministri dhe istitucionet perfaqesese te tij duhet te mbajne qendrim dhe te marrin masa pasi klima e biznesit ne Shqiperi do perkeqesohet me njerez te tille te papergjegjshem ne administraten e tij.

Nuk do ishte keq, me qe Istituti Kulinar Neraxi qe perfaqeson nje nga pak Bizneset serioze shqiptare prezent jo veten ne Shqiperi, por edhe Kosove e Maqedoni, qe vete kryeministri Edi Rama ti bashkohej festes te paralajmeruar nga ky biznes qe edhe edhe pse demtuar, do ta organizoje po ne te njejtin vend dhe ore ne Livadh.

Kjo do demostronte vendosmerine e kryeministrit e do behej nje shembull per te gjithe njerezit e administrates se tij, ata afer tij dhe larg qe bejne deme kaq te renda te mendohen 100 here para se te abuzojne mbi raportet e Biznesit me shtetitn dhe shtetit me qytetarin.

Opinioni dhe prezenca diplomatike sigurisht qe do e vleresonte nje gjest te tille politik i cili para se gjithash do demostronte qe kryeministri kete strategji e ka seriozisht. Ne ketu do jemi dhe do behemi deshmitar te asaj qe ndodh…

Share: