Home KRYESORE INDIVIDUALIZMI PERJASHTUES!

INDIVIDUALIZMI PERJASHTUES!

Nga Gent Kaprata

Dikur kishim dy ‘klasa’ sot kemi tre million individë. Ndërkohë ‘grupi’, si njësi strukturuese e shoqërores, u shmang nga shoqëria shqiptare ndërsa tentonte të ri- organizohej.

Individualizmi dhe interesi privat triumfuan mbi shoqëroren dhe interesin e grupit. Dhe sikurse populli thotë “ky stan atë bulmet ka”, ne u investuam në “gjëra që na ndajnë” dhe lamë në harresë “gjërat që na grupojnë”.

Ndërtuam banesa për të fjetur, blemë perde me shtresa për t’u mosparë, blemë televizor për të parë të tjerët pa na parë ata ne, blemë makina me xham të errët. Biles, bëmë edhe “Big-Brother”, ku të gjithë shohim cfarë bëjnë disa njerëz të izoluar.

Share: