Home KRYESORE Ironia e deputetes demokrate për “Rama 2”: Ministrat e “dalluar” nuk do...

Ironia e deputetes demokrate për “Rama 2”: Ministrat e “dalluar” nuk do i zërë gjumi…

Nga Mimoza Hajdarmataj

Nëpër ambasada paskemi patur njerëz të leshtë, që për 4 vjet të qeverisë Rama 1 kanë bërë vetëm vrima në ujë!!!!

Nëpër spitale dhe ambulanca paskemi patur njerëz të pisët, që veç kanë abuzuar dhe në 4 vitet e drejtimit të tyre ia kanë “nxirë” faqen kryeministrit. Sa të korruptuar paskan qënë dhe ai nuk e ka ditur!!!!

Lere pastaj drejtuesit e tjerë të administratës shtetërore( të pjesës së tepsisë që i takonte LSI), pupupu çfarë matrapazësh e pazarxhinjsh që paskan qënë e ai, i madhi fare, nuk e ka nuhatur fare për 4 vjet!!!!

Droga paska qënë faj i çunave!!!

Drejtorët e hipotakave na qëlluan të korruptuar sa më ska!!!

Ndërkohë, ministrat ” e dalluar” nuk do ti zërë gjumi sonte, deri sa të marrin vesh, se cili prej tyre do ta ndihmojë me atë dreq timoni Ramën 2 !!!

 

Share: