Home KRYESORE Ish-gruaja e Shkëlzen Berishës bën gjestin që i ka prekur të gjithë...

Ish-gruaja e Shkëlzen Berishës bën gjestin që i ka prekur të gjithë (foto)

Moderatorja e njohur Albana Osmani, ka ndërmarrë një kauzë sensibilizuese të emëruar “Ti je një lule dielli”, iniciativë kjo e cila nxjerr në shitje bluza nën logon e lulediellit, me qëllim mbledhjen e fondeve për fëmijët e prekur nga sëmundjet e gjakut.

Shumë personazhe të njohur brenda dhe jashtë vendit i janë bashkuar kauzës së Albanës.

Mes tyre edhe ish-gruaja e djalit të Sali Berishës, Sadije Berisha, edhe pse nuk jeton më në Shqipëri. Sadije Berisha luan edhe një rol kyç në këtë fondacion.

Teksa ka shpërndarë në rrjete sociale promon e projektit, Sadije Berisha shkruan: “Krenare të prezantoj fondacionin e krijuar nga mikesha ime mahnitëse Albana Osmani për të ndihmuar fëmijët në nevojë në Shqipëri dhe Kosovë. Albana … Ti je luledielli më i madh me një ❤ të madhe”, shkruan Sadije Berisha në rrjete sociale.

“Faleminderit qe je pjese e Bordit te “You are a Sunfloëer “ thank you from my heart for everything, all you support from your heart! Sadie Berisha God Bless You “, I shkruan Anna White James, Sadije Berishës, e cila i përgjigjet me “Faleminderit”. /ShkodraNews

Share: