Home KRYESORE ISLANDA NGRIHET NË KËMBË PËR LARGIMIN E KRYEMINISTRIT

ISLANDA NGRIHET NË KËMBË PËR LARGIMIN E KRYEMINISTRIT

Islandezët kërkojnë largimin e kryeministrit Sigmundur David Gunnlaugsson, emri i të cili u publikua në skandalin e “Panama Papers”.

Gunnlaugsson, i cili qeveris që prej vitit 2013, është zbuluar se ka lidhje me kompani jashtë vendi për efekt taksash. Nderkohe opozita do të kërkojë votëbesim në parlament për kryeministrin dhe kabinetin e tij qeveritar, dhe për të shkuar më pas në zgjedhje të parakohshme.

Qytetarët vazhdojnë të qëndrojnë të mbledhur në kryeqytetin Reykjavik para Parlamentit. Pas kësaj, presidenti Olafur Ragnar Grimsson ka ndërprerë udhëtimin në SHBA, raporton televizioni publik RUV.

Publikimi i dokumenteve nga “Panama Papers” ka shkatërruar besimin e publikut te lidershipi i tij dhe kjo mund të ketë ndikim edhe tek reputacioni ndërkombëtar i Islandës.

Share: