Home KRYESORE Itali/ Kokainë, armë dhe mijëra euro, banda me 33 persona, 6 shqiptarë

Itali/ Kokainë, armë dhe mijëra euro, banda me 33 persona, 6 shqiptarë

Gjashtë shtetas shqiptarë janë vënë në prangat e policisë italiane si pjesë e një aksioni anti-drogë që rezultoi me arrestimin e 33 personave.

U be e mundur të shkatërrohet një bandë kriminale të trafikut të lëndëve narkotike, kokainës dhe marijuanës. Operacioni është zhvilluar në Milano, Trieste, Treviso dhe Varese shkruan La Repubblica.

Karabinierët kanë arritur të sekuestrojnë një sasi prej 22 kilogramë kokainë, 30 kilogramë marijuanë, 1.5 kilogramë hashash, disa armë zjarri dhe gjysmë milioni euro para cash.

Operacioni i koduar “Old Story Eden” filloi pas monitorimit të grupit kriminal i cili tentonte të investonte paratë e fituara nga grabitjet në tregun e drogës.

Share: