Home KRYESORE Ja ikonat e artit që shkuan në prezantimin e projektit për “shembjen...

Ja ikonat e artit që shkuan në prezantimin e projektit për “shembjen e Teatrit Kombëtar”

Në mjediset e Kryeministrisë u prezantua sot projekti i Teatrit të ri Kombëtar, që do të ofrojë një godinë të arkitekturës me dizajn modern dhe që krijon një hapësirë unike në qytetin e Tiranës, duke ofruar të gjitha kushtet e nevojshme dhe frymëzuese për zhvillimin e talentit të aktrimit, ashtu edhe për vet publikun, i cili mund të angazhojë imagjinatën. Ndërkohë Kryeminsitri Edi Rama ka ri pranuar edhe një herë prishjen e Teatrit Kombëtar.

Për t’u njohur me projektin e ri të pranishëm ishin edhe ikonat e skenës së teatrit dhe të artit shqiptar duke filluar nga Robert Ndrenika, Tinka Kurti, regjisori Piro Milkani, Kujtim Çashku dhe Altin Basha.

Gjithashtu, në sallë ishin të pranishëm edhe Kastriot Çaushi, Artan Imami, Hervin Çuli, Armando Bora, Zana Çela, Laert Vasili, Gazmend Paja, Gent Hazizi, Petrit Malaj etj.

Teatri i ri do të ketë të dedikuar disa ambiente të posaçme për shfaqjet dhe aktorët. Më konkretisht do ketë një hapësirë prej 750 metra katror auditor dhe me mbi 600 vende, me ballkon. Gjithashtu do të ketë një skenë teatri prej 630 metra katror dhe dy salla Black Box prej 200 metra katror secila. Gjithashtu për artistët do të ketë një hapësirë prej 200 metra katror që do përdoret si sallë ndërrimi, një sallë provash prej 200 metrash katror, tualete dhe dushe si dhe një dhomë të gjelbër. Në shërbim të shfaqjeve të ndryshme artistike do ketë një dhomë instrumentesh muzikore, një depo materialesh skenike, një depo dekori, sallë teknikësh, etj. Gjithashtu do të ketë sallë kursesh dhe të gjitha lehtësirat për publikun.

Robert Ndrenika,
Tinka Kurti,
regjisori Piro Milkani,
Kujtim Çashku,
Altin Basha.
Kastriot Çaushi,
Artan Imami,
Hervin Çuli,
Armando Bora,
Zana Çela,
Laert Vasili,
Gazmend Paja,
Gent Hazizi,
Petrit Malaj etj.

Share: