Home KRYESORE Ja pse duhet mbështetur Basha.

Ja pse duhet mbështetur Basha.

Nga Artur Roshi

Zgjedhja është një vendimmarrje e detyrueshme që ndjek njeriun gjatë gjithë jetës së tij.Ajo që përcakon suksesin e zgjedhjes është koha e vendimmarrjes.Kur zgjedhja bëhet në kohën e duhur quhet e mirë, ndërsa ne një kohë të vonuar quhet e keqe.

Në kontekstin politik zgjedhja e bindjeve politike duhet bërë që në moshen 18 vjeç per brezin e ri në momentin që i kërkon shoqeria të shprehë vullnetin për llojin e qeverisjes nëpërmjet votes.Kur i riu ka një formim më të plotë shoqëror drejtohet drejt suksesit duke pranuar garën si elementin thelbësor të tij.Natyrshëm kupton se parimet e politikës së djathtë mbrojnë dhe zhvillojnë garën,konkurencën e lirë në kuptimin e plotë të saj(garë dhe liri në treg).

Që në momentin që ke bërë zgjedhjen e bindjeve të tua politike dhe konkretisht për ata që kanë zgjedhur orientimin e djathtë kemi një liri zgjidhjesh të kufizuara brënda diapazonit të organizimit dhe politikave të së djathtës.

Liria e zgjidhjes së problemeve për një sukses ekonomik për familjet tona bëhet brënda politikave programore të Partive të së djathtës shqiptare si p.sh:Balli Kombëtar Demokrat,Partia Demokratike etj,.Në se dikush mendon se suksesin ekonomik të familjes së tij e zgjidh me programin e Ballit Kombëtar Demokrat e mbeshtet atë program ,pavarësisht rezervave që mund të ketë në raport me të,pavarësisht rezervave që mund të ketë në raport me organizimin e Partisë,pavarësisht rezervave që mund të ketë në raport me lidershipin e saj sepse të gjitha këto vlejnë më pak se parimet e lirisë së individit,të lirisë së tregut që përmban kjo platforme politike.

E njejta gjë vlen edhe për Partinë Demokratike,por kjo forcë politike nuk ndikon vetëm në interesat e anëtarëve të saj.Ajo ndikon në interesat e gjithë të djathtës shqiptare sepse kontrollon aksionet kryesore të saj,si dhe tek gjithë shqiptaret për mënyrën e zhvillimit të vendit.

Në se dikush ka rezerva ndaj Lulzim Bashës,kjo është një gjë e zakontë për natyrën njerezore,por që në fakt në thelb nuk janë “rezervat” që na prishin punë vërtet ,por diferencat e thella që kemi ndaj qeverisë që po rrënon ekonominë e vendit dhe shpresën e të ardhmes sonë.Ngarkesat psikologjike që krijohen nga ankthi për vazhdimesinë si rezultat i qeverisjes së majtë duhet të shnderrohen në durim,kurajo dhe maturi për çdo opozitar e për rrjedhojë mbeshtetje pa rezerva ndaj z.Basha si pika nga kalon kurba e zgjidhjes për shpresën e së ardhmes.

Diferencat e vogla midis disave që kanë dhënë më shumë kontribut,disave që kanë më shumë eksperiencë,disave që nuk kanë përfituar atë që meritonin, etj nuk mund të zgjidhen në kurriz të viteve të jeteve tona nën qeverisjen boshe të së majtës.
Ajo që na intereson NE opozitarëve por që nuk është kundër interesit të çdo shqiptari është bilanci politik në bllok i të gjithë të djathtës sepse aty janë edhe bilancet e veçuara individuale të ditës që duken të demotivuara për momentin.Ajo që na intereson janë kohezioni i trajtave të kontributeve tona (nga pozicione funksionale përcaktuese)të shndërruara në trajta të tjera (në pozicione të tërthorta funksionale)në përputhje me kohën.

Lulezim Basha u besua nga liderët e të djathtës Europiane për të qenë i barabartë me ta në vendimet që do të marrin si Union i Partive Popullore Europiane.Kjo do të thotë se është në kahjen që i duhet te djathtës dhe shqiptareve ,në atë të perëndimit.
Kjo nuk do të thotë se duhet mohuar çdo kontribut i djeshëm,por duhet të jemi të gatshëm për suksesin e nesërm.

Lulzim Basha është zgjedhje e një numuri të kufizuar njerëzish,por është zgjidhje faktoriale e çdo opozitari në mënyrë të drejtpërdrejtë, dhe e çdo shqiptari në frymë për të ndryshuar këtë realitet të pashpirt për ekonomitë e familjeve tona të krijuar nga mazhoranca e sotme mbeshtetur mbi veset e së djeshmes. Lulezim Basha është një zgjidhje përballë Edi Ramës që po institucionalizon një diktaturë ekonomike nën një pushtet vetiak i tipit “Hitlerian”,që kontrollon çdo qelizë të tij nën konceptin e etërve “Partia mbi çdo gjë”.Qeveria e sotme po lartëson terrorin në ligje përballë qytetarëve dhe në emër të ligjit po shkatërron të ardhmen tonë ekonomike e zhvilluese.Kjo situatë për shqiptarët afron vetëm një zgjidhje që kalon nga Lulzim Basha

Share: