Home KRYESORE Ka dite kur jeta krejt nga e para…

Ka dite kur jeta krejt nga e para…

Nga Alban Bala

Ka dite kur jeta nis krejt nga e para.
Zerat jane mbytur ne ujrat e veta
Si nje dallge eshte drita: ta ze frymen!
Fjalet nuk vlejne as per nje perralle.
Ajo qe ti di eshte ajo qe mbetet
Si hiri ne vater.
Trupi ngaterrohet kaq kollaj me hijen
Dhe loti i ngjet njeriut si dy pika uji
Mbi faqe.
Ka dite kur jeta nis krejt nga e para…
Moti ben diell, por koha eshte cartur
Ka shume uje ne lume por etja hedh valle
Ne gojen e shkrumbosur prej fjaleve.
Ti sheh por nuk shquan, ti thua pa thene
Ti ecen pa ikur, shkel dhimbjen me dhembe
Gjakos buzen tende, buzeqesh pa adrese
Je krejt cfare ka mbetur nga e djeshmja, nje kenge
Nje britme, lengate, enderrim e pahi’
Zjarr i ndezur mbi kodren ku zbriti Njeriu
Je nje ikje qe lind dhe nje vdekje qe rri
Nje ushetime, brinje e thyer, nje dasem ne zi
Nje turme e vetmuar, ylber i pa shi,
Kob i erret qe dridhet, lot i trembur prej syrit
Ti sheh po nuk shquan, ti vjen duke ikur
Si dhimbja…
Ka dite kur jeta krejt nga e para
Nis…

Share: