Home KRYESORE Kadare, modeli krijues dhe kritika profesioniste

Kadare, modeli krijues dhe kritika profesioniste

Nga Dr. Sadik Bejko

Mendoj se pȅr shumȅ nga brezin ynȅ, brezi qȅ hyri nȅ letȅrsi nȅ vitet ’70, pȅr F. Reshpjen, F. Halitin, S. Maton, M. Zeqon e shumȅ e shumȅ tȅ tjerȅ, modeli krijues ka qenȅ I. Kadareja. Nȅ moshȅ ne jemi pak a shumȅ njȅ dhjetȅvjeҫar larg tij. Ne kemi lexuar librat e tij, deri dhe ҫdo shȅnim nȅ gazetȅ, ҫdo intervistȅ, ҫdo shkrim mbi letȅrsinȅ a jetȅn e tij. Nuk dihet si ndodh kjo dukuri, si pȅrzgjidhet nȅ rini modeli, ideali estetik, qȅ dȅshiron ta ndjekȅsh. Ndikon talenti i spikatur, shijet e njȅ kohe, kritika letrare… mbase tȅ gjitha bashkȅ.

Ҫdo brez ka tȅ drejtȅn e refuzimit tȅ modeleve, siҫ ka dhe afeksionin e pȅrzgjedhjes sȅ modeleve qȅ i shkojnȅ pȅr shtat shijeve tȅ tij. Koha kishte dhe shkrimtarȅ tȅ tjerȅ dhe nuk them se ata nuk janȅ lexuar, se nuk kanȅ ndikuar.

Kultura jonȅ kishte dhe ka nevojȅ pȅr gjithȅ vlerat e qȅndrueshme letrare, pȅr gjithȅ atȅ trashȅgimi tȅ shkruar. Veҫohet Kadareja se me veprȅn e tij ndikoi te bashkȅkohȅsit dhe te tȅ gjithȅ pasardhȅsit, shkrimtarȅ ose jo tȅ tillȅ, te kultura nȅ tȅrȅsi. Ka konstrukte gjuhȅsore, poetike, procedime mendore, stilema, neologjzma, mȅnyra tȅ thȅni e tȅ menduari qȅ janȅ marrȅ nga ai dhe sot i gjen nȅ tȅ shkruar e nȅ tȅ folur, nȅ shijet e nȅ pȅrfytyrimet e kulturȅs sonȅ nȅ tȅrȅsi. Profesor Xhevat Lloshi thotȅ se gjuha shqipe rilindi nȅ pendȅn e tij dhe tashmȅ atȅ mund ta quash njȅ gjuhȅ tȅ njȅ niveli tȅ panjohur mȅ parȅ.

Mendohet se kritika profesionale ndikon nȅ shijet. Nȅ rastin e Kadaresȅ kritika e kohȅs ka ndikuar me tȅ kundȅrtȅn e misionit tȅ njȅ kritike, domethȅnȅ me ato qȅ nuk ka thȅnȅ pȅr veprȅn e tij, me atȅ qȅ nuk e ka thȅnȅ si duhet, ndonjȅherȅ me atȅ qȅ e ka mohuar e qortuar pa vend prozȅn a poezinȅ e tij.

Nȅ njȅ kohȅ tȅ palirisȅ ku fjala e kritikȅs tȅ ngjan me tȅ thȅnat e paprekshme, kanonike, kur mungon debati i lirȅ, drejt sȅ vȅrtetȅs shkohet nga rruga e kundȅrt: ndonjȅherȅ ajo qȅ zyrtarisht mohohet, ȅshtȅ modeli qȅ duhet ndjekur. Mȅ poshtȅ do t’i kthehem kȅtij argumenti.

Kadareja dallohej dhe pȅr njȅ model sjelljeje tȅ vetȅn. Nuk ishte i kafeve, i bareve. Fliste qetȅ, thjesht e qartȅ pȅr temat mȅ tȅ ndȅrlikuara. Ishte lakonik, racional dhe tepȅ korrekt. Edhe sot kur flas me letrarȅ tȅ brezit tim, kur themi poezi tȅ tij qȅ i dimȅ pȅrmendȅsh, kujtojmȅ se ai qȅ nȅ tȅ ri na imponohej me autoritetin e patundur qȅ gȅzonte ndȅr ne.

Nȅ ato kohȅra tȅ shkruaje letȅrsi ishte diҫka mȅ shumȅ se tȅ bȅje prozȅ a poezi. Ҫdo bisedȅ e pa kujdesshme, leximi nȅ itimitet me dikȅ i njȅ poezie tȅ guximshme politikisht mund tȅ tȅ ҫonte nȅ polici.

Siҫ del tani nga librat e botuar, Kadareja dhe pse ishte i pȅrmbajtur, me vetȅkontroll nȅ sjelljet publike, prapȅ paska qenȅ nȅ vȅmendjen, nȅ pȅrndjekjen e zyrave mȅ tȅ larta tȅ kohȅs, deri te raportimet e shefit tȅ Sigurimit te kreu i Shtetit. Ne nuk ndjeheshim tȅ kȅrcȅnuar se do tȅ kallȅzoheshim nȅ ndonjȅ zyrȅ partie, a zyrȅ policie kur Kadareja redaktor na lexonte dhe krijime tȅ pabotueshme.

Mund tȅ pyesish: po kritika profesionale, ajo akademike pȅr kohȅn, ҫ’rol luante? Kadareja zyrtarisht mund tȅ ishte nȅ rregull me kohȅn, prapȅ gjerȅsisht kishte njȅ opinion se ka diҫka tȅ fshehtȅ, nȅ mos tȅ rrezikshme pȅr shtetin nȅ letȅrsinȅ e tij. Kritika kishte pjesȅn e saj nȅ krijimin e kȅtij opinioni.

Ne e ndoqëm kritikȅn pȅr veprat e Kadaresȅ dhe qȅ herȅt, filluam mos ta marrim seriozisht. Kritika ka qenȅ pjesȅ e sistemit komunist tȅ vlerave; kritikȅ dogmatike, e ideologjizuar, e papȅrgatitur pȅr ta pranuar I. Kadarenȅ shkrimtar. Nuk ka qenȅ kritikȅ e njerȅzve tȅ paditur, pa aparat konceptual. Jo, ka qenȅ e papȅrgatitur si sistem tȅ menduari, si ndȅrtim shpirtȅror, si ndjeshmȅri kundȅr artit tȅ shekullit XX. Mȅ 1990, kur i thamȅ njȅ ndjekȅsi tȅ kȅsaj kritike se do tȅ futen nȅ shkollat tona Sartri, Kamyja, Sollxhenicini, Xhojsi, ky na u pȅrgjigj se po tȅ vinte ajo ditȅ, do tȅ vriste veten. Fatmirȅsisht nuk e vrau veten.

Para se tȅ vija te ky shkrim, u hodha njȅ sy kritikave tȅ K. Bihikut, R. Brahimit, K. Velҫȅs, D. Shapllos etj, pȅr romanin ‘Gjenerali i ushtrisȅ vdekur’ tȅ I. Kadaresȅ. ‘Gjeneralin…’ e Kadaresȅ, qȅ francezi R. Eskarpit nȅ parathȅnien e botimit tȅ parȅ frȅngjisht e quajti “roman botȅror”, kritika jonȅ e viteve ‘60 e lexonte rme rezerva, i qasej sikur do tȅ rrokte njȅ iriq tȅ infektuar. Nuk ȅshtȅ se nuk i njihnin teknikat e romanit modern, si monologun e brendshȅm, copȅzimin e kohȅs, simbolikȅn, lakonizmin heminguejan, deheroizmin si qȅndrim ideor etj, por dukuri tȅ tilla kȅta kritikȅ nuk i donin nȅ letȅrsinȅ tonȅ. Njȅ qȅndrim mendor i mbrapshtȅ i pengonte tȅ orientoheshin nga moderniteti. Dhe pas 1990-tȅs, dhe pas 20 vjetȅsh nga rȅnia e komunizmit, ata nuk i ripanȅ tezat e tye. Dhe sot kur kemi disa universitete, jemi mangȅt me kritikȅn akademike, ende jemi pa njȅ histori tȅ letȅrsisȅ.

Nȅ njȅ mbasdite nȅntori me shi, pȅrgjatȅ shȅtitores buzȅ lumit Osum, I. Kadareja qȅ atȅherȅ shkruante reportazhe pȅr gazetȅn ‘Drita’, i larguar nga Tirana tȅ jetonte nȅ Berat, mȅ pyeti: ai i kam lexuar kitikat pȅr romanin “Gjenerali… “ dhe ҫ’mendim kisha pȅr atȅ roman? Sikur po mȅ pyeste, mos kam bȅrȅ faj qȅ botova atȅ roman, dhe po ma shpȅrblejnȅ me kȅtȅ degdisje jashtȅ Tirane? Nuk mund ta harroj atȅ vesȅ shi mbi shpinȅ atje nȅ Berat, ndȅrsa Kadareja mȅ bȅnte pyetje tȅ tilla. Biseda u bȅ e gjatȅ. Folȅm pȅr romanin, pȅr poezinȅ, pȅr kritikȅn. E pyeta atȅ: sikur ‘Gjenerali…’ tȅ botohej jashtȅ, ҫ’vend do tȅ zinte proza e tij ? I Kadareja tha se po tȅ pȅrkthehej, romani ‘Gjenerali i ushtrisȅ sȅ vdekur’ do tȅ renditej nȅ krah tȅ romaneve “Tre shokȅt” e Remarkut, “Lamtumirȅ armȅ” e Heminguejt. Ȅshtȅ tema e vdekjes, fati i ushtarit, teknika e tȅ shkruarit qȅ e vȅnȅ romanin nȅ radhȅ me kryeveprat e llojit.

Unȅ e vlerȅsoja lart rromanin. Kritika qȅ tȅ ҫorintonte shijen, nuk mȅ kishte ndikuar, por… me vete mendoja diҫka qȅ kolegut tim nuk ia thashȅ: I mirȅ ȅshtȅ ‘Gjenerali…’, po mendoja… por mbase Ismaili po e vriste pak lart. Koha tregoi se jo unȅ, I. Kadareja kishte tȅ drejtȅ. Ky roman tashmȅ ȅshtȅ botuar nȅ rreth 50 gjuhȅ. Kadareja ka shkruar nȅ paliri, sikur tȅ ishte i lirȅ. Ka qenȅ i vetȅdijshȅm pȅr vlerat e artit tȅ tij, para se letȅrsia e tij tȅ botohej e tȅ vlerȅsohej ndȅrkombȅtarisht.

Nȅ orientimin nga letȅrsia e mirȅ shkrimtarȅt, pavarȅsisht kritikȅs, i ndihmon intuita, qasja nga modelet krijuese qȅ sjellin risi nȅ formȅ dhe nȅ pȅrmbajtje. Prapȅ kritika e mirȅ nuk mund tȅ injorohet, kritika si profesion, si mision kulturor, ȅshtȅ domosdoshmȅri pȅr mbarȅvajtjen e njȅ letȅrsie.

Share: