Home KRYESORE Kapen shqiptarët që vodhën diamantet e princeshës së Jordanisë (VIDEO)

Kapen shqiptarët që vodhën diamantet e princeshës së Jordanisë (VIDEO)

5 shqiptarë janë arrestuar nga policia spanjolle si pjesë e një bande të rrezikshme që grabiste shtëpitë e të pasurve dhe turistët. Sipas medieve spanjolle, pre e grabitësve shqiptarë ka rënë edhe princesha nga Jordania. Asaj i kanë vjedhur rreth 45 mije paund. Për këtë shkak, aksioni i policisë kodohej “Operacioni Mbretëror”.

Për shqiptarët e vënë në pranga dihen vetëm inicialet dhe mosha. Ata janë: R.R. 26-vjeç; A.S. 22-vjeç; M.L., 23-vjeç; D.C., 25-vjeç dhe M.M., 25-vjeç. Mes shqiptarëve të arrestuar, tre janë burra dhe dy gra. Në pranga është vënë edhe një rumun.

Ata u arrestuan pas një shkëmbimi zjarri me forcat e policisë pasi u kapën në flagrancë në një ndërtesë në Marbella. Hetimi për të shkatërruar bandën e grabitësve nisi në korrik të këtij viti. Për 4 muaj, banda ka kryer rreth 100 vjedhje në provincat e Madridit, Salamanca, Burgos, Cantabria, Leon, Valladolid dhe Vitoria.

Sipas hetuesve, shumica e viktimave të bandës shqiptare ishin britanikë me pushime apo që qëndronin në shtëpitë luksoze afër Marbellas. Policia gjeti 20 automjete të vjedhura të cilat iu kthyen pronarëve të ligjshëm, si dhe 4 ora projektuese, unaza diamanti si dhe mbi 9 mijë paund./lapsi.al

 

Share: