Home KRYESORE Kjo është jeta … Nga Diana Skrapari

Kjo është jeta … Nga Diana Skrapari

Versioni anglez

                                     Versioni francez

Muzika zbut shpirtin,

Si  shiu zbut

Tokën e thatë,

Një shpirt që fluturoi në qiell,

Me zërin e tij magjik

Bën të derdhë

Lotë krokodili

Ekzekutori i tij,

Muzika zbut shpirtin,

Por jo ndërgjegjen,

Ajo e dëgjon këtë zë,

Dhe nuk thotë asgjë,

Pse ta urrejmë kaq shumë njëri-tjetrin,

Dhe të vritemi,

Muzika zbut shpirtin,

Dhe  shpirti kërkon

Dashuri midis njerëzve.

Kjo është jeta …

Marrë nga libri me poezi “C’est ca la vie…” i botuar nga Shtëpia botuese franceze Edilivre

 

Share: