Home KRYESORE Kokaina “conection”: Pse Fatmir Xhafa “çoi” në Prokurori Berishën dhe Bashën? Ku...

Kokaina “conection”: Pse Fatmir Xhafa “çoi” në Prokurori Berishën dhe Bashën? Ku fle lepuri?

Është tashmë i ditur veprimi më i fundit i ministrit të brendshëm. Në shkresën e drejtuar Prokurorisë së Krimeve të Rënda, ministri Xhafaj thekson se “nga këto deklarime publike bie veçanërisht në sy fakti se nga zoti Sali Berisha dhe zoti Lulzim Basha pretendohet qartë që ata kanë dijeni për fakte konkrete lidhur me klanet e trafikut të drogës në Shqipëri.

Po sipas këtyre deklarimeve publike, rezulton se të dy këta persona kanë veçanërisht dijeni mbi poseduesit dhe përfituesit e sasisë prej 613 kilogram kokainë të sekuestruar së fundmi në Portin e Durrësit”.

Nëse shohim akuzat e liderit demokrat dhe Bashës, ata akuzojnë direkt kryeministrin Rama, që ka një “conection” me “kokainën e Maminasit”.

Nëse Prokuroria e Krimeve të Rënda, që njihet si segmenti më serioz i Prokurorisë shqiptare, do ta marrë parasysh thirrjen në organin e akuzës, të Sali berishës dhe të Lulëzim Bashës, ata de facto do të rregjistrojnë denoncimet e tyre për kryeministrin Edi Rama, dhe do të jenë të detyruar të hapin një fashikull të posaçëm për këto denoncime të të dy politikanëve.

A është ky një naivitet i ministrit të brendshëm, që vetëm për naivitet nuk mund të akuzohet, kursesi?

Atëhere ku fle në të vërtetë “lepuri”? Misteret e 613 kg kokainë, duket se vetëm kanë filluar të prodhojnë përplasjet e para… /360grade.al/

Share: