Home KRYESORE Krijo veten dhe rikrijo veten … Nga Charles Bukowski

Krijo veten dhe rikrijo veten … Nga Charles Bukowski

Përktheu Elona Caslli

Krijo veten dhe rikrijo veten.
Mos noto në të njëjtin moçal.
Krijo veten dhe më pas rikrijo veten.
Mos u mbërthe nga kthetrat e mediokritetit.
Krijo veten dhe më pas rikrijo veten.
Ndryshoje stilin dhe formën tënde aq shpesh,
sa mos të arrijnë kurrë të të klasifikojnë.
Ripërtërije dhe pranoje veten vetëm brenda kufinjve
që ti vetë, i krijove dhe i rikrijove.
Vetëmësohu dhe rikrijo jetën tënde,
sepse duhet ta rikrijosh atë.
Dhe historia dhe e tashmja e jetës tënde
të përkasin vetëm ty.

Share: