Home KRYESORE Lapsi.al: Ja cili është ankthi mediatik i Ramës?

Lapsi.al: Ja cili është ankthi mediatik i Ramës?

Që Edi Rama i ka tmerr mediat që nuk i kontrollon dot, kjo është një gjë e ditur, por që kjo do ta ngacmohet aq shumë sa të linte nam edhe në Prishtinë, kjo është një surprizë.

I ftuar dje në emisionin “Zona e debatit” Rama ka shkarkuar një mllef të paparë ndaj mediave on line të Tiranës. Nga një vështrim i shpejtë i emisionit rezulton se ai e ka përdorur mbi 26 herë më ironi fjalën portal.

“Ja ju shtrëmbëroni një frazë timen, pastaj e merr një portal dhe e bën titull të madh dhe pastaj një nga komentatorët e kazanit të Tiranës komenton mbi këtë realitet të shtrembëruar” iu drejtua Rama bashkëbiseduesve.

Në fakt, bashkëbisedimi mbërriti deri në pikën absurde sa, sa herë që njëri nga dialoguesit merrte fjalën, Rama i drejtohej: Na cili portal vjen ti?

Duke e parë makthin e kryeministrit nga mediat online edhe gazetarët e vazhduan ironinë me të herë duke i nisur pyetjet me fjalinë “Unë nuk punoj për asnjë portal” dhe, herë duke thënë “unë që po pyes kam X portal”.

E gjithë kjo skenë haluçinante që nuk zgjati pak, tregoi edhe njëherë për fobinë e një kryeministri për mediat që nuk kontrollohen prej tij.

Nuk është rastësi që mazhoranca e vet në tre vite ka bërë 3 tentativa për të kufizuar me ligj lirinë e fjalës. (Lapsi.al)

Share: