Home I pakategorizuar Lavderim Lita, Biblioteka kombetare apo shteterore?

Lavderim Lita, Biblioteka kombetare apo shteterore?

Gjithe diten me ka brejtur nje ngjarje e mengjesit te sotem. Ne front office te bibliotekes Kombetare gjendej perpara meje nje zoteri dhe nje djale, ky i fundit rreth 20 vjec, student i fakultetit te Mjekesise qe kerkonte te antaresohej. Zoteria i kerkonte specialistes cfare duhet te bente djali student, shqiptar i Malit te Zi, te antaresohej ne Biblioteken Kombetare, pasi kerkonte te lexonte libra sepse kishte pak probleme me leximin ne gjuhen shqipe. Ndersa pergjigja ishte se nuk jeni shtetas shqiptare, nuk mund te antaresoheni si shqiptaret, keshtu qe hipni ne katin e dyte ku sherbejne per te huajt tek balkanologjia. Ai ishte shqiptar ne gjithçka, por leternjoftimin e kishte malazez dhe i rezervohej nje status tjeter! Per nje moment zoteria u nxeh dhe shqiptoi fjalet: “Kjo eshte biblioteke Kombetare apo bilblioteke shteterore shqiptare”. Specialistja u perpoq ta qetesonte: “nuk ju heq njeri kombesine, thjeshte nuk jeni shtetas shqiptar”. Nuk e di cte them perpara kesaj ngjarje te vogel ne pamje te pare. Shtetin shqiptare e kane themeluar edhe shqiptare te Kosoves, Maqedonise dhe Malit te Zi…

Share: