Home KRYESORE Letra qe nje grua e tradhetuar i shkruan dashnores te burrit!

Letra qe nje grua e tradhetuar i shkruan dashnores te burrit!

E dashur ti femer, ju shkruaj për t’ju pyetur se si e moret guximin të shkoni me burrin tim!? Ai, eshte kaq sensibel dhe i dhene pas emocioneve te reja sa nuk ka ditur tju refuzoje..

Ndjeshmeri fatale duke perdorur krevatin tone bashkeshortor per imagjinaten e tij…

Shpesh i frustruar me avancimin e moshës., Ka nisur stervitjen ne palester, te kontrolloje ushqimin, të vishet trendy dhe te zgjedhe ngjyrat e veshjeve per tju pershtatur juve.

Shpesh here e shihja sa qesharak behej me ate veshje aspak serioze per moshen e tij..

Por pas shumë reflektimesh pyes veten si ke arritur të biesh në dashuri me një tip të tillë?! Unë me të do të dashurohesha 30 vite më parë, kur ishim të dy të rinj dhe pa eksperiencë, kur trupat tane shkriheshin ne nje  plot afsh e pasion, kur bashke na shoqeronte kenga jone e preferuar, kur ledhatoheshim si femije… Kur mezi prisnim te zbardhte mengjesi per takimin e radhes. Kur buzet e tij preknin gjurmet e buzeve te mia ne filxhanin e kafese, kur syte tane shperthenin vullkan nga epshi i grumbulluar.

Tani ju, e dashur zonjë, jeni “e dashuruar”, nëse po flasim për dashuri, me një burrë rreth të 60-ave, plot me komplekse dhe shenjat e moshës, dukshëm të lodhur, me dëshirën e vetme për t’u ndjerë i ri dhe i gjalle sentimentisht.

Ah moshe moj moshe qe kurre nuk do te doje te marshoje… Me të pasme të rëna, me rrudha në fytyrë dhe në qafë, me bark, me nje gerhitje te llahtarshme naten dhe shpesh, nje dhimbje stomaku pas cdo ushqimi pikant për të cilin kam kontribuar vetë që të ushqehet siç ai ka dëshiruar…

Dhe për çfarë zonjë 30-vjeçare? Për seks? Këtë nuk e besoj dot, duke qenë se standardi i tij ka rënë shumë poshtë, e se për çfarë kur dihet cfare ndodh ne kete moshe..

Ndoshta je magjepsur prej rrefenjat e tij apo per cfare kur dihet potenca e moshes tij?

Nuk e besoj e dashur , sepse e kam kaluar jetën duke punuar për të paguar atë kredi që bashkë, pas mijëra sakrificave, e kemi përfituar për të blerë shtëpinë tonë.

Kemi qene bashke ne cdo hap te rritjes se djalit tone qe ne dhembin e pare e deri tek hapat e para! Kemi qeshur e kemi qare sa here ndonje zenke shkaktohej nga lodhja dhe monotonia e kesaj jete…

Ndoshta për kapriço, për tu sofistikuar ne eksperiencat e tua?. Sido që të jetë të falënderoj! Sepse më ke “hapur sytë”. Me ke bere me te forte. Per kete te jam mirenjohese…

PS: letra eshte imagjinare dhe pergatitur nga Mirela Jorgo Cela, por ne besojme realiste…

Share: