Home KRYESORE “Lëvizja e re politike”, Shenasi Rama reagon ashper ndaj Lubonjës

“Lëvizja e re politike”, Shenasi Rama reagon ashper ndaj Lubonjës

Analisti Fatos Lubonja shkruante sot në gazetën “Panorama” për nevojën e një lëvizje të re politike në Shqipëri, njësoj si ato që kanë ndodhur vitet e fundit në Greqi dhe Itali.

“Disa nga pikat kryesore të programit të kësaj lëvizjeje, që për sa i përket elektoratit e shoh si lëvizje të të papërfaqësuarve nga godina, prandaj dhe më së shumti të njerëzve të ndershëm dhe të varfër, prandaj më së shumti një lëvizje të majtë si ato që kanë lindur së fundi kundër kastave të korruptuara në Greqi, Itali apo Spanjë, do të duhet të ishin:

Së pari, të mos ketë lidhje dhe sponsorizim nga krimi dhe kriminelët, çka do të thotë që ajo të planifikojë që bodrumi i godinës të spostohet në vendin që i takon, me një fjalë në burg, apo në fundërrinat e shoqërisë.

Së dyti, të kontestojë fort me shembullin e vet konfliktin e interesave që ka sot në Parlament, midis qenies në teori të politikanëve shërbëtorë të interesit publik dhe qenies së tyre realisht biznesmenë që e përdorin politikën për përfitimet e tyre personale.

Duke iu referuar metaforës së godinës, kjo do të thotë që lëvizja të programojë që kati i parë i godinës të spostohet më vete, si treg vërtet i lirë”, shkruan ndër të tjera Lubonja.

Kësaj teze të analistit i është përgjigjur sot Shenasi Rama, njëri prej themeluesve të Partisë Demokratike, por që prej vitesh jeton në Shtetet e Bashkuara të Amerikës.

Sipas tij, Lubonja nuk jep alternativën e duhur ideologjike dhe ofron argumente amatore.

Reagimi i Shenasi Ramës:

Sapo lexova nje shkrim te nje analisti si Fatos Lybonja. Shkrimi tenton te ofroje nje numer parametrash ne kuader ne te cilave duhet te organizohet nje levizje e re politike. Shkrime te tilla te pergjithshme e didaktike jane jo vetem te bezdiseshme por edhe jo aq te dobishme. Kjo per shume arsye, por ja disa prej tyre.

E para, duke mos dhene alternativen e duhur ideologjike, Lubonja mbetet ne lojen e parise. Pa ideologjine e duhur nuk ka zgjidhje. Ajo qe duhet kombetarizmi e ky eshte kozmopolitan.

E dyta, duke mos patur pergatitjen e duhur profesionale, cektesia konceptuale e ben argumentin me keq se amatoresk. Amatorizmi e ben qesharak dhe lehtesisht te shperfillshem.

Se treti, argumentet qe ky zotnia i paraqet si te vetat, ose me mire me thane, si prone exclusive te tij jane te parashtruara mire e bukur, qarte e si duhet ne shkrimet e librat e mi dhe te kolegeve Valbona Karanxha dhe Grid Rroji. Me e pakta qe mund te beje eshte te sillet si duhet dhe te citoje punimet e te tjereve.

Por, se katerti edhe ky, e ben kete pune angari, sepse i dyhet te haje buke, se nuk ndjehet shqiptar, dhe se nuk del dot nga mendesia e parise se Tiranes, te ciles i ka sherbyer dhe i duhet si zhurmues kontrapedal.

Duke u marre me ca aspekte te problemit dhe duke mos u marre me alternativen qe duhet dhe me argumentet serioze te prifesionisteve, ky spurdhjakllek intelektual vetem pengon e paraqet nje alternative diversive dhe per me teper c’orienton te rinjte dhe ata qe duan ndryshimin e vertete. Nje intelektual i vertete nuk behet kocka qe paria ua hedh te pakenaqurve qe te shfryejne dufin, por kocka qe i mbet asaj ne fyt dhe kete e ben duke e thene te verteten, kur duhet, si duhet, pa medyshje dhe vetem ne te mire te kombi

Share: