Home Ja Pse Shqiperia nuk behet si Zvicera Llojet e kapitalizmit dhe kapitalizmi shqiptar!

Llojet e kapitalizmit dhe kapitalizmi shqiptar!

Nga Kasem Seferi

Asnjëherë dhe askush deri më sot nuk e ka shtruar pyetjen:

Çfarë lloj kapitalizmi po ndërtohet në Shqipëri?

Planifikimi i çentralizuar që prej vitit 1991, nuk është më një formë alternative për organizimin e ekonomisë në Shqipëri, por beteja intelektuale ndërmjetz kapitalizmit të tregut dhe globalizmit, është ende larg fitores përfundimtare.

Rritja e mirëqënies materiale, e përfaqësuar nga dhjetëfishimi brenda dy shekujve i të ardhurave reale për frymë të popullsisë, i ka dhënë mundësi globit tokësor të mbajë gjashtëfishin e numrit të popullsisë njerëzore.

Megjithëatë, konkurrenca e pamëshirëshme e tregut bie në kontradiktë me dëshirën njerëzore të stabilitetit dhe të sigurisë, për arsye se një pjesë e madhe e shoqërisë pushtohet nga ndjenja gjithmonë në rritje e “padrejtësisë” për mënyrën e shpërndarjes së fitimeve që siguron kapitalizmi.

I madhi nobelist italian Vilfredo Paretto i ka lënë trashëgim njerëzimit, veçanërisht, ekonomistë atë që quhet “Paretto’s Law – Ligji i Parettos”, me “përmbledhjen” që 20 për qind e popullsisë zotëron 80 për qind të pasurisë.

Konkurrenca si forca më e madhe lëvizëse e kapitalizmit krijon gjithnjë ndjenjën e ankthit dhe të shqetësimit, nga frika e humbjes së vendit të punës.

Kapitalizmi krijon një lojë ndërmjet dy skuadrave të tërheqjes së litarit ku, në mënyrë alternative, njëra palë njëherë është sipërmarrëse dhe njëherë viktimë pasive.

Mesazhi më i thellë i kapitalizmit është pikërisht: “shkatërrimi krijues”, shkepja e teknologjive të vjetra dhe i mënyrave të vjetëruara të funksionimit për diçka më të re, si e vetmja mënyrë për rritjen e vazhdueshme të nivelit jetësor.

Fatkeqësisht zhvillimi ekonomik nuk mund të prodhojë kënaqësi dhe lumturi të vazhdueshme.

Lumturia, më shumë, varet nga krahasimi i të ardhurave të çdo grupi shoqëror me të ardhurat e atyre njerëzve të tjerë që sipas mendimit të tyre konsiderohen të ngjashëm me ato, ose me të ardhurat e modeleve shoqërore standarte, se sa me nivelin absolut të mirëqënies materiale të arritur.

Duket qartë se njerëzit janë më të lumtur dhe me pak të stresuar kur të ardhurat e tyre rriten krahas rritjes të ekonomisë kombëtare dhe siç tregojnë studimet të pasurit në përgjithësi janë më të lumtur se ata që ndodhen në fund të shkallës hierarqike të të ardhurave.

Në qoftë se lumturia do të matej vetëm me mirëqënien materiale, të gjithë llojet e kapitalizmit do të prireshin drejt modelit amerikan, që është dhe modeli më dinamik dhe më produktiv.

Pavarësisht se rrënjët e socializmit janë laike, shfaqja e tij e dhunshme politike për një shoqëri të civilizuar i ngjan shumë recetave fetare, që përpiqen gjoja të zbusin dhimbjen e madhe të të varfërve.

Një fakt që “ekonomistët akademikë” të reklamave televizive dhe billbordeve në rrugët e kryeqytetit dhe qyteteve të tjerë të mëdhenj të vendit e shpërfillin dhe nuk e marrin në analizë.

“5 për qind e popullsisë zotëron 95 e pesë për qind të pasurisë”, ku përfshihet një pjesë e konsiderueshme e ministrave të Qeverisë Rama 2, për të mos harruar ministrat e kaluar të qeverive të tjera në këto dy dekada dhe më shumë.

Shumë kohë para shfaqjes së shtetit feja e konsideronte rendjen pas pasurisë imorale, për të mos thënë kriminale.

Për shembull, në SHBA dhe Francë parimet themelore i kanë rrënjët e tyre te Iluminizmi.

Në të dy rastet përfundimi është vendosja e pengesave të tilla ligjore për konkurrencën që dobëson forcën e kapitalizmit të tipit laissez – faire dhe ky dobësim përfaqëson (medemek) një nga synimet kryesore të shtetit të mirëqënies.

Kur liderët e një qeverie kërkojnë mbështetjen politike nga njerëz dhe kompani të sektorit privat, duke u bërë atyre favore, atëhere thuhet se shoqëria vuan nga grabitja “e kapitalizmit të favorizuar nga shteti”.

Favorizimet zakonisht marrin formën e zaptimit monopolist të disa tregjeve, të preferencave në blerjen e pronave/konçensioneve shtetërore, ose të lejimit për ndërhyrje speciale në pushtetin politik.

Këto veprime dëmtojnë përdorimin me efektivitet të kapitalit dhe për pasojë ndikojnë në uljen e nivelit jetësor.

Në përgjithësi korrupsioni shfaqet aty ku qeveria jep të drejta në mënyrë selektive, ose aty ku nxjerrë diçka për shitje.

Për shembull, po të ekzistonte lëvizja e lirë e mallrave dhe e njerëzve ndërmjet kufijve kombëtare, atëhere doganierët dhe punonjësit e sektorit që merren me të huajt, nuk do të kishin asgjë në dorë për të shitur.

Në realitet profesionet e tyre nuk do ekzistonin fare.

Qeveritë e disa vendeve kanë arritur suksese të mëdha në proçesin e çlirimit nga korrupsioni, megjithëse nënpunësit në këo vende i kishin mundësitë që të shisnin fare bukur shërbimet e tyre.

Në këtë drejtim janë mbresëlënëse rezultatet e arritura në vende të tilla si Finlanda, Suedia, Danimarka, Islanda, Svicera, Zelanda e Re dhe Singapori.
Me siguri, kultura luan një rol të madh në nivelin e korrupsionit që ekziston në një vend.
Sa më e madhe qe të jetë liria ekonomike, aq më i madh është si diapazoni i riskut, ashtu dhe shpërblimi i tij domethënë fitimi, për këtë arsye aq më e madhe është edhe prirja e secilit individ për të rrezikuar.

Ato shoqëri që përfshijnë në gjirin e tyre individë të gatshëm për të riskuar, krijojnë qeveri që vendosin rregulla të tilla që stimulojnë sipërmarrjen e risqeve ekonomike produktive: të drejtat e pronësisë, tregti të hapur dhe shanse të hapura.

Ato që kanë ligje të tilla ofrojnë pak përfitime rregulluese, të cilat mund të shiten nga nënpunësit qeveritarë ose të këmbehen me para e me favore politike.

Ky Tregues mat përpjekjen e ndërgjegjshme të një kombi për të kufizuar tregjet konkuruese, prandaj renditja nuk përfaqëson patjetër masën e “suksesit” ekonomik, sepse çdo komb nëpërmjet ligjshmërisë së tij e përzgjedh vetë shkallën e lirisë ekonomike që dëshiron.

Është e qartë se shkelja e ligjit dhe e besimit reciprok, minojnë efikasitetin e funksionimit të tregut.

Qeveritë e vendeve evropiane që u krijuan pas Luftës së Dytë Botërore, duke ndjekur një politikë kolektiviste krijuan sisteme të sigurimeve shoqërore shumë më të mëdha se sa ato të SHBA, prandaj ekonomitë evropiane nga ana strukturore edhe sot nuk janë aq sa duhet fleksibile.

Në rrethet akademike kapitalizmi konsiderohej një sistem passe (i tejkaluar).

Pjesa më e madhe e Europës ishte entuziazmuar nga njëra apo nga ngjyra tjetër e socializmit.

Është bërë traditë të thuhet se ringjallja e Europës erdhi nga huatë e planit Marshall. Nuk ka asnjë dyshim se ky plan ndihmoi, por ai ishte tepër i kufizuar për të shpjeguar dinamizmin e paparë të ringjalljes ekonomike të pasluftës.

Por, në të vërtetë, motorri më i rëndësishëm i zhvillimit i Europës Perëndimore ka qenë liberalizimi i prodhimit dhe i tregjeve financiare në 1948 nga drejtuesi gjermanoperëndimor i ekonomisë Ludwig Erhard.

Sigurisht Gjermania Perëndimore do të bëhej fuqia ekonomike më mbizotëruese e rajonit.

Përqafimi nga ana e Thatcherit e kapitalizmit të tregut të lirë, megjithëse jo me qejf dhe jo menjëherë, më së fundi, u pranua nga trupi elektoral britanik.

Thatcheri u rizgjodh në vitin 1983 dhe 1987 dhe u bë kryeministrja me vazhdimësinë më të gjatë në pushtet në Britani që prej vitit 1827.

Kur erdhën në pushtet që në vitin 1997 e këtej Tony Blair dhe Gordon Brown në krye të një partie laburiste të rilindur dhe më drejt qendrës pranuan të gjitha ndryshime e thella të Thatcherit në tregjet e produkteve dhe në tregun e punës të Britanisë.
Niveli i veprimtarisë së domosdoshme ekonomike për rimëkëmbjen e infrastukturave ekonomike gjermane të shkatërruara nga lufta dhe për arritjen e vendit në nivelin e teknologjisë që ishte zhvilluar gjatë luftës, siguruan rritjen e PBB të Gjermanisë Perëndimore.

Rritja ciklike e ekonomisë botërore, nëpërmjet shtimit të eksporteve rriti ritmin e rritjes së ekonomisë gjermane, duke ulur nivelin e papunësisë në pranverën e vitit 2007 në 6,4 %.

Francezët kanë diçka të veçantë sepse në njëfarë mënyrë lejojnë që ndjenja e civilizimit dhe e historisë së tyre të drejtojë ekonominë.

Kontradiktat ideologjike shfaqen në funksionimin e përditshëm të ekonomisë franceze.

Francezët shprehin publikisht neverinë e tyre për liberalizimin e tregjeve dhe globalizimin.

Është vështirë që njeriu të jetë optimist për përspektivat e mirëqënies ekonomike franceze.

Në renditjen botërore për të ardhurat për frymë të popullsisë sipas të dhënave të FMN Franca ra nga vendi i 11 – të që zinte në vitin 1980 në vendin e 18 – të në vitin 2005. Në prill të vitit 2007 niveli ishte 8,2 %

Italia përballon të njëjtat probleme me ato të Francës dhe për shumë gjëra ka të njëjtën perspektivë. Roma ka qenë qendra e civilizimit për më shumë se 2000 vjet.

Si Franca, ashtu dhe Italia ka zikzaket e saj, por lufton për të ecur përpara.

Ndërkaq as historia, as kultura e civilizimit nuk mund të venë vetë në lëvizje ekonominë e zonës së Euros dhe të Bashkimit Evropian në përgjithësi.

Liderët europianë në takimin e tyre të Lisbonës në vitin 2002 pranuan se modeli ekonomik europian ka nevojë për korigjime të mëdha në drejtim të rritjes së aftësisë konkurruese dhe aprovuan të ashtuquajturën Strategji të Lisbonës që synon krijimin gjatë dhjetë vjetëve të ardhshme të një Europe krejtësisht të rinovuar dhe konkurruese.

Nga fuqitë e mëdha industriale Japonia është shteti më homogjen nga pikpamja kulturore.

Ndërkaq që nga fundi i Luftës së Dytë Botërore e deri në vitin 1989, Japonia arriti të zhvillohej si një nga vendet më të suksesshme të shoqërisë kapitaliste në Botë.

Rindërtimi i pasluftës thithi gjithë fuqinë punëtore të vendit dhe vetëm shumë pak vetë pushoheshin nga puna.

Japonia u bë e famshme në gjithë botën për sigurimin e punësimit të përherëshëm të të gjithë punonjësve. Krahas kësaj ato kompani që nuk shkonin mirë vazhdonin të mbeteshin në lojë sepse kërkesa ishte shumë e rritur.

Vitet e fundit Japonia përpiqet të marrë veten nga kthimi prapa që i shkaktoi kriza e madhe e bursës dhe e çmimit të tokës në vitin 1990.

Europa kontinentale mundi t’i rindërtojë ekonomitë e saj të shkatërruara nga lufta me një ritëm kapitalist, megjithë rregullat penguese të imponuara nga kultura e socializmit demokratik që mbizotëronte fill pas Luftës së Dytë Botërore.

Australia dhe Zelanda de Re paraqisin një interes të veçantë nga pikpamja e mënyrës së zhvillimit të tyre gjatë periudhës së luftës së ftohtë në Paqësorin Perëndimor dhe në mënyrë të posaçme mbas institucionalizimit të reformave të hapjes se tregjeve, duke shtuar në shkallë të madhe lidhjet e tyre me Azinë dhe, veçanërisht, me Kinën.

Në të vërtetë Australia dhe Zelanda e Re përfaqësojnë dy nga shembujt e çerekut të fundit të shekullit XX, ku ndër të tjera hapja e ekonomive të sklerotizuara drejt kokurrencës së lirë siguroi përfitime të mëdha për rritjen e nivelit jetësor.

Mbeten ndërkaq tre shtete të rëndësishme që nuk i ngjajnë krejtësisht formës të një kompromisi ndërmjet konkurencës së papërmbajtur dhe rrjetit kufizues të sigurisë.

Ato janë Kina, India dhe Rusia.

Që të tre këto vende zbatojnë rregullat e tregut deri në një pikë të caktuar, por me devijime serioze që nuk mund të kategorizohen dhe nuk parashikohen lehtë.

Në Rusi rregullat ekzistojnë, por shumë herë ato zbatohen simbas predispozimeve politike të qeverive.

Të drejtat ligjore të pronësisë ekzistojnë edhe në Kinë, por shumë herë ato kufizohen nga rregulla të posaçme, të cilat nuk zbatohen me rigorozitetin e duhur, kështu që dekurajojnë investimet e huaja direkte.

Këto vende përfshijnë dy të pestat e popullsisë botërore, por kanë më pak se një të katërtën e Produktit të Brendshëm Bruto të botës.

Mënyra e zhvillimit të sistemit politik, të kulturës dhe të ekonomisë së këtyre vendeve në shekullin e 21 – të do të lerë gjurmë të pashlyeshme në të ardhmen ekonomike të planetit tonë.

Shqipëria është vend i vogël, por edhe vendet e vegjël kanë të njëjtët rregulla të tregut me vendet e mëdha.

ÇFARË KAPITALIZMI (EKONOMIE TREGU) PO NDËRTOJMË?!

Më sipër nuk pëmendet Afganistani, Kolumbia, etj ku ndërtohet kapitalizmi i drogës.

Kasem Seferi – ekonomist Llojet e kapitalizmit dhe kapitalizmi shqiptar

Kasem Seferi – ekonomist

Share: