Home KRYESORE Lulzim Basha: Jam në Berlin për hapjen e negociatave!

Lulzim Basha: Jam në Berlin për hapjen e negociatave!

Lulzim Basha rrëzoi aludimet publike të socialistëve se në vizitën e tij në Berlin ai mund të fliste kundër hapjes së negociatave. Sapo ka mbaruar një takim me ekspertë të CDU-CSU në Berlin ai shpërndau një mesazh nga profili në Facebook, për të thënë edhe njëherë që kërkoi hapjen e negociatave në Berlin.

“Kemi kërkuar mbështetjen, për shqiptarët në një ëndërr për anëtarësimin e vendit dhe si një përpjekje të shtuar për të plotësuar kriteret e paplotësuara kundër krimit të organizuar, respektimin e të drejtave të njeriut të nëpërkemburam sic e tregoi rasti i fundit i Kukesit…

Të gjitha këto janë arsye të mëdha për të dyshuar ndaj këtu në emër të PD i kemi garantuar ta shohin si një proces që mundëson vazhdimin e betejës për të cmontuar kapjen e shtetit nga krimi i organizuar, për të cmontuar narkoshtetin si një problem në Shqipëri, për të vendosur politikanët e korruptuar para drejtësisë, për të kthyer konkurencën, përmes hapjes së negociatave kemi kërkuar të fuqizojmë betejën tonë si opozitë. Diskutimi i parë sot në Bundestag ka shkuar shumë mirë”, tha Basha.

Share: