Home KRYESORE ‘Mbi 100 prokurorë skarcohen nga amerikanët brenda pak ditësh’

‘Mbi 100 prokurorë skarcohen nga amerikanët brenda pak ditësh’

Avokati Spartak i ftuar në “360 Gradë” në Ora News thotë se më shumë se 100 prokurorë do të largohen nga sistemit brenda pak ditësh.

Çfarë ka ndodhur që nuk bëhet goditja?

“Kur të heqë 108 prokurorë që i ka gjetur dhe pritet me ditë t’i skarcojë dhe kur të implementojë të rinjtë. Ja çfarë ka bërë prokurorja e re që vjen nga Amerika, me shkollë. Një herë hoqi të gjithë të komanduarit. Kohët e fundit kouptoi 30-40 të rinj.

Ai e patë para një jave për të rrëzuar prokuroren e përgjithshme? Në momentet kur do të hiqen 108 prokurorë që kanë dalë me probleme do të sillen gjyqtarët e rinj. Sapo të bëhet KLGJ-ja do të ndryshohet i gjithë problemi. Këta nuk kanë jetë të gjatë. Ndërkombëtarët u kanë marrë Kushtetutën”, tha Ngjela.

Share: