Home KRYESORE McCain takime me Nishanin, Metën e Bashën në Tiranë

McCain takime me Nishanin, Metën e Bashën në Tiranë

Prej mëngjesit të sotëm senatori amerikan, John McCain po zhvillon një vizitë zyrtare në Tiranë. Fillimisht ai u prit në aeroportin ndërkombëtar të Rinasit nga ministrja e Mbrojtjes, Mimi Kodheli dhe ambasadori amerikan në Shqipëri, Donald Lu.

Më pas McCain u takua edhe me personelin ushtarak shqiptar të trajnuar në programe të ndryshme të qeverisë amerikane. Pjesë e takimeve të tij në Tiranë ishte edhe kreu i shtetit, Bujar Nishani, kryetari i Kuvendit, Ilir Meta dhe kreu i opozitës, Lulzim Basha.

Në vijim McCain pritet të takojë edhe kryeministrin Edi Rama.

Share: