Home KRYESORE Me gjeni nje mundesi te komunikoj me Edi Reformatorin dhe Liberalin!

Me gjeni nje mundesi te komunikoj me Edi Reformatorin dhe Liberalin!

Nga Romeo Gurakuqi

Akoma ne administraten e ketij vendi ka drejtues qe mendojne se mund te ndertoje skema diferencuese, bazuar ne kritere ideologjike dhe politike dhe te perjashtoje profesionistet nga dhenia e kontributit ne procesin ndertimor dhe reformues?

Ende ne kete vend emerohen drejtues qe perdorin postin per shperndarje pune mbi bazen e perkatesise partiake?!

Ende dikush mendon se mund te persekutoje dhe ndertoje perjashtime ne pjesmarrje, ne kete vend?

Ende ka drejtues ne kete vend, qe pasi jane mberthyer ne skema vjedhjeje fondesh projektesh, zyrtare dhe jo zyrtare, guxojne te vjedhin pronen intelektuale dhe ta riciklojne si pune te veten ?

Guxojne t’ia bejne nje pasueseje profesioniste te atyre qe kane themeluar institucionin me te rendesishem formativ te vend?

Jo, ne nuk jemi te huaj ne Shqiperi! Ky eshte vendi yne dhe Kushtetuta na mbron; dhe ne nuk heshtim, dhe ne nuk ndalemi, ne marrjen e hapesires jetesore dhe operative qe na lejon Karta e Lirise!

Ju lutem me gjeni nje mundesi te komunikoj me Edi Reformatorin dhe Liberalin, se dua t’ia them drejteperdrejte, se bijte freshiste, jane aq harbuar nga ideologjia dhe hajnia, sa guxojne serish te perjashtojne. Por gabohen rende!

Share: