Home KRYESORE Me leket per makinave JAGUAR te shërohet KRISTI.

Me leket per makinave JAGUAR te shërohet KRISTI.

Ish ministri i Shendetesise Tritan Shehu bën me dije një fëmije i vogël, me emrin Kristi, (i ngjashëm me Krishti) ka nevoje absolute për transplant te heparit te cilin sistemi i ynë shëndetësor ne nivelin aktual nuk mund ta ndihmoje dot. Shehu ne tagrin e politikanit shënjon se thëne këtë dalin dy probleme te mëdha: 1-Niveli i shërbimit tone shendetesor, qe vazhdon te jete me i nen-financuari ne Europe (ne nivelet e vendeve te “botes se pa zhvilluar”) duke qene shume larg përballimit te nevojave qe kane qytetaret tanë. 2- Burimet financiare publike për te trajtuar te sëmure te tille ne klinika te huaja nuk mund te përballojnë këto nevoja te popullatës sonë.

Ish ministri shton gjithashtu, pa përmendur se kjo situate është përgjegjësi edhe e partisë se tij dhe atij vete politikisht, ne vendin tone mungojnë ose janë shume larg kërkesave shërbime thelbësore te sistemit shendetesor, jo vetëm transplantet, por dhe te tjera si urgjencat e vërteta mjekësore, protezimet, onkologjia moderne vecanerisht ajo e personifikuar, shërbimet ndaj geriartrise, kronikeve, qendrat e rehabilitimit etj etj.

Ne këto kushte është cinike te flasim për “shendetesi falas”. Mund te flasim për “prapambetje shëndetësore”, edhe kjo e financuar vetëm ne rreth 30% te saj nga buxheti i shtetit; pjesa tjetër ne mënyra te ndryshme financohet direkt nga qytetaret. Rritja e financimeve për shendetesine është ceshtje imperative, gjë qe mund te realizohet kryesisht nëpërmjet rritjes se ndjeshme te kontributeve direkte, duke i ndergjegjesuar qytetaret me te verteten e madhe se shendetesia kushton shume, ajo s’ka qene e as mund te jete falas. Mire menaxhimi i financimeve, larg mega shpenzimeve absurde si chek-up, koncesione te pa fund me qindra milionë euro etj, është tjetër domosdoshmëri. - 

Shkruan mjeku Tritan Shehu duke sugjeruar qe do ishte me civile qe shpenzimet e destinuara për makinat “Jaguar” apo diçka tjetër te ngjashme dhe te cilat nuk janë pak, t’i kalonin shendetesise, qofte dhe zgjidhjes se rastit te Kristit, qe për rastin e katolikut Shehu, duhet thëne: JO KRISHTI edhe pse Kristi mund te jete po aq i pafajshëm ne miniature.

Share: