Home KRYESORE Mediat britanike: Biden i ofron Kosovës 2 miliardë dollarë

Mediat britanike: Biden i ofron Kosovës 2 miliardë dollarë

Zëvendëspresidenti amerikan, Joe Biden, e ka mbështetur Kosovën në rrugën e saj për t’u integruar në Bashkim Evropian, duke premtuar 2 miliardë dollarë si ndihmë për të, por vetë nëse tregohet konstruktive.

Express.co.uk ka shkruar se Biden ka thënë se politikanët në kryeqytetin e Kosovës, Prishtinë, duhet të bëjnë më shumë për të ndihmuar në sigurimin e përmirësimit të statusit të komunitetit serb në Kosovë, nëse dëshirojnë që të hyjnë në BE.

Dhe se Biden është duke tentuar që t’i ndihmojë këto dy vende që të bëjnë përparim në paktin verbal të njohur si Marrëveshja e Brukselit e vitit 2013, e cila do t’ua hapte rrugën atyre për t’iu bashkuar BE-së, transmeton Express.

“Duam që të kemi një Kosovë të fortë e cila do të jetë anëtarë me të drejta të plota në BE,” Express.co.uk citon Bidenin të ketë thënë.

Sipas Express.co.uk, Biden vazhdoi duke thënë se ShBA dhe BE përmes punës me OKB-në ka gjetur 2 miliardë dollarë si ndihmë për Kosovën.//Gazeta Express/

Share: