Home KRYESORE Merr një buzëqeshje… Nga Mahatma Gandhi

Merr një buzëqeshje… Nga Mahatma Gandhi

Përktheu: Elona Caslli

Merr një buzëqeshje
dhe dhuroja kujt nuk ka qeshur kurrë.
Merr një rreze dielli
dhe lëshoje në fluturim, atje ku mbretëron nata.
Zbulo një burim uji
dhe lagi ata që jetojnë në baltë.
Merr një lot
dhe vendose në fytyrën e kujt nuk ka qarë kurrë.
Merre kurajon
dhe vendose në shpirtin e kujt nuk di të luftojë.
Zbuloje jetën
dhe rrëfeja kujt nuk arrin ta kuptojë.
Merre shpresën
dhe jeto në dritën e saj.
Merre dashamirësinë
dhe jepja kujt nuk di të dhurojë.
Zbuloje dashurinë
dhe njihe botën me të.

Share: