Home KRYESORE Mesditë …. Nga Sophia de Mello Breyner Andresen

Mesditë …. Nga Sophia de Mello Breyner Andresen

Përktheu: Elona Caslli

Një cep tek
plazhi i shkretuar.
Dielli
i stërmadh,
i hapur
dhe i thellë
i ka dëbuar
perënditë nga qielli.
Drita e vrazhdë
derdhet si dënim dhe
deti
i gjerë,
antik
dhe i vetmuar
duartroket fort.

Share: